Kur më kujtohet babai
lotët s’mund t’i ndal,
se jetoi në varfëri
me opinga lëkure
dhe këmishë të leckosur
në mendje më rri gjithnjë.
Ah, e vështirë ishte jeta
skamja preku secilën shtëpi
mëzi sigurohej buka
për tjerat s’kishte mërzi,
ai fytyrmërrolur
dhe i mërzitur
shpesh mbetnim pa bukë
nganjëherë flenim të uritur!
Babain tim të thinjur
me rrudha të shumta në fytyrë,
nganjëherë gjumi s’e zinte
dhe përherë mendonte
një ditë e bardhë
a do të vinte?!
Por, sa ishte gjallë ai
jeta ishte plot trazira
priti kot shumë vjet,
por larg ishte e mira
andaj,një ditë mbylli sytë
dhe u nda nga kjo jetë,
jetoi dinjitetshëm
ashtu si dinte vetë.