Saturday, September 13, 2025
BallinaVitrina e libritHyqmet B Hasko-E MJALTA DASHURI NË ÇDO KOHË TË JOSHË.

Hyqmet B Hasko-E MJALTA DASHURI NË ÇDO KOHË TË JOSHË.

Zjarin e rinisë e shuaja përherë në krua,
kërkoja buzë të kishin mjalte për mua,
por fati më vononte, nuk vinte ëmbëlsia,
Bleta nektarin mblidhte tek lule qershia.

Dhe vrapoja tek çdo lule si e gjithë djemuria,
ato ulnin kokën, zhdukeshin si me magji,
zemra më thoshte s’të ka ardhur pjekuria,
prisja dhe rrëmbehesha nga e ëmbëla dashuri.

Vitet iken shpejt dhe erdhi një ditë,
mjalti në koshere ishte ruajtur i pa prekur,
dallge mori zemra, kometë në orbitë
kush rron për dashuri mbetet i pavdekur.

M’u largua pleqëria,rinia u rikthye përsëri,
mjaltin që kerkoja e gjeta në këtë moshë,
në jetë njeriu anon përherë nga çmenduria,
se e mjalta dashuri në çdo kohë të joshë.

O miq të moshës së vonë mos u trishtoni,
dashuri e bukur shkrin çdo mal betoni,
e mjalta dashuri nuk ka të përfunduar,
rron më shumë në jetë kush është i dashuruar.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT