Saturday, September 13, 2025
BallinaVitrina e libritArsinoi Zengo Kallco-"Unë, femër"

Arsinoi Zengo Kallco-“Unë, femër”

Unë jam heshtja që mban brenda britma,
jam loti që fshihet nën një buzëqeshje,
jam ëndrra që ngrihet,
edhe kur krahët i kam të lodhur.

Unë jam plagë e padukshme,
që rri e fshehur në shpirt,
por jam edhe dritë,
që s’ka stuhi që ta shuajë krejt.

Në pasqyrë nuk shoh vetëm veten,
por dhe mijëra hije femrash para meje,
që u thyen, u ringritën, u dashuruan,
dhe tani jetojnë në mua.

Jam grua –
me mall e me brishtësi,
me forcë të fshehur në heshtje,
me zemër që di të durojë,
edhe kur bota më harron.

    Dhe prapë, qëndroj...

Sepse jam femër,,,,
dhe kjo është forca ime e përjetshme!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT