Saturday, September 13, 2025
BallinaSportMori lëndim të rëndë, Oltion Bilalli rikthehet në stërvitje pas katër muajsh

Mori lëndim të rëndë, Oltion Bilalli rikthehet në stërvitje pas katër muajsh

Pas katër muajsh mungesë për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Malishevës (0-0), futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, ka rikthyer në stërvitje.

Ai u godit pa dashje me bërryl gjatë një dueli me portierin Ilir Avdyli në minutat e fundit të ndeshjes dhe më pas u përplas me kokë në tokë, duke pësuar gjakderdhje në kokë.

Rikthimi në stërvitje, tregon përmirësime të dukshme në gjendjen e tij shëndetësore, pasi ai ka filluar vrapimet dhe përgatitjet për tu bashkuar pastaj me pjesën tjetër të ekipit.

“Pas 4 muajsh të vështirë, plot sfida dhe sakrifica, jam rikthyer në fushë. Çdo ditë e kaluar në rikuperim ka qenë një betejë. Sot, më në fund jam kthyer aty ku i përkas – në fushë. Faleminderit të gjithëve që ishit pranë meje”, ka shkrua Bilalli./Front online/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT