Saturday, September 13, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-TAKIMI I PARË

Murtez Asllani-TAKIMI I PARË

Një pasdreke e takuam
dhe më mbete në zemër,
por mua më dole
më e dashura femër.

I lakmova erës,
kur të ledhatonte,
por edhe mua
dashurinë ma shtonte.

Pak më vonë
afër t’u afrova
dhe me kujdes
faqet t’i lëmova.

Buzët e mia
tash u qetësuan,
se me buzët tuaja
ato u bashkuan.

Shtati yt i njomë
si lule qershie,
kur afrohesh tek unë
sa të kishte hije.

Çdo ditë e më shumë
më shtohej sevdaja
dhe nga zemra ime
ty nuk mund të ndaja.

Në takimin e fundit
ti më përshëndete,
lamtumirë, oj zemër
në kurbet po vete!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT