Pakëz nga ti, besomë,s’mjaftonte kurrë
Qe,si dritë e fshehur,nën kupën yjësore
Një fjalë, një prekje, një shikim i butë
E bënte të bukur, rrugën tonë hyjnore
Pakëz nga ti,tani,ngjan me një melodi
Që heshtjet e mia,zgjojn netët e gjata
Në ëndrrat e mia,veshur me lule e stoli
Si një hënëz, m’i shuan,ndjenjat e zjarta
Një fjalë e jotja,më kthen në dinasti
Të gjithë portat e zemrës i hap me mallë
Sado larg meje,të ndodhesh në përjetësi
Zemrën tënde,n’heshtje e dëgjoj t’më flasë
Pakëz nga ti,e mbaj me vete,si amanet
Si varg i shkruar,në një gurë të lashtë
Ah, sa e ndjej boshllëkun që m’le në jetë
Si ajri i shpirtit që kurrë s’është i mjaftë