Friday, September 12, 2025
BallinaVitrina e libritLiljana Kojku Sefa-Mos ju lut për dashuri

Liljana Kojku Sefa-Mos ju lut për dashuri

Me zemër ty të desha,
unë fare nuk heshta,
t’kushtova këngë e poezi ,
për ktë ndjenjë pa hipokrizi.

Në qiell të grita lart ,
me lavdërata me art,
t’bëj për vete desha ,
e lumtur vetë të isha.

Por ti ishe si hije,
kur ikja pas më vije,
kur unë drejt teje vrapoja
ti ikje, s’mundja të t’ndaloja.

Dashuria t’jetë e sukseshme,
duhet të jetë e dyanshme,
s’ka nevojë për fjalë,
por një vajzë e një djalë.

Është si magnet ,
nga të dyja palët,
ata me një shikim,
kuptojnë dashurinë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT