E lindur më 17.08.1988 në Kaçanik, Kosovë, Lumturie Koka-Urban tashmë punon si koordinatore e shitjes në ndërmarrjen Tempton në Gjermani.
Së fundmi ajo ka vendosur të kandidojë për Këshillin e Integrimit, i cili do të zgjidhet për herë të parë në qytetin e Grevenit, të dielën, më 14.09.2025, së bashku me zgjedhjet komunale.
Kur u pyet rreth kësaj çështjeje, ajo tregon:
“Arsyeja pse kam kandiduar është sepse edhe në Kosovë kam punuar 10 vite me projekte humanitare dhe integrimi përmes OJQ-ve. Edhe këtu në Gjermani unë punoj çdo ditë me integrimin e të huajve si polakë, shqiptarë, afganë, sirianë, bullgarë, ukrainas etj., duke i ndihmuar lidhur me problemet që kanë, si përkthime, gjetjen e punës, lejet e punës dhe lejet e qëndrimit. Kjo pasi flas shumë mirë gjuhët gjermane, angleze dhe polonisht.”
Vërtet është krenari kur dëgjon për shqiptarët tanë që po tregohen të suksesshëm në Europë dhe kudo, siç është rasti i Lumturies.
Neve nuk na mbetet asgjë tjetër, përveç t’i urojmë shëndet dhe suksese të pafundme.