Po harrove ta duash të bukurën
Ke harruar ngrohtësinë e rrëzëllimit
të krelave të diellit mbi det
Syhënën si fle mbi liqen
Zvogëlimin para një fëmije
Zgjatjen e dorës një të vjetruari
Dëgjimin e simfonisë së zogjve
Lumnimin e çeljes së luleve
Pulitjen e qepallave në gji të muzgut
Po t’i harrosh
Do ta kesh vështirë
të jetosh në mes muresh
Hapja dritaret zemrës!