Saturday, September 13, 2025
BallinaVitrina e libritYmrije Beqiri -E MIRA QË NUK M'U KTHYE

Ymrije Beqiri -E MIRA QË NUK M’U KTHYE

Trokita shpesh në dyer pa emër
fjala ime ishte si zë prej vere
Fjalë bosh, që s’më dhanë as një vend
më dhanë premtimet dhe rrenë

Punova në heshtje të thellë
si hëna që lind e nuk kërkon borxh
E mbolla të mirën në këtë tokë
dhe prita një stinë që s’erdhi dot

U ktheva shpesh me shpresë në shpinë,
se ndoshta një ditë, drita do më pres
Por koha më mësoi një të vërtetë:
E mira s’kthehet kurrë pa interes

Por prapë, s’e ndal zemra që fal
u mësova të dua pa pasur një plan
Dhe nëse s’m’u kthye e mira dot
mbolla mirësinë, si një lule në kopsht

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT