Çmenduri të flasësh me veten.
Të përgjigjet se të njeh mirë.
Më mirë se çdo dikush tjetër.
Fjalët t’i thotë pa mëshirë.
Hesht në do ta kuptosh.
Hesht dhe dëgjo me kujdes.
Pranë atë në do ta kesh.
Vetes mos i qëndro serbes.
Hesht dhe kur ta kërkon shpirti.
Kurrë mos dil nga vetja.
Jetoje jetën me qetësi.
Mbroje veten nga vetëvetja.