Monday, January 26, 2026

Cristiano Ronaldo do të luajë për Al-Nassr nga 1 janari.

Kontrata që bashkon futbollistin portugez me skuadrën saudite do të zgjasë për dy sezone e gjysmë, siç u njoftua javën e kaluar.

Sulmuesi i dha fund lidhjes me Manchester United dy ditë para se të niste pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit, duke qenë në gjendje të negocionte me çdo skuadër, ku Al-Nassr ishte ai që shfaqi më shumë interes që në fillim, raporton Marca, transmeton Klankosova.tv.

Kontrata, përveç shumës së madhe (pak më pak se njëqind milionë euro) është e rrethuar nga stimuj ekonomikë nëpërmjet reklamave, të cilat do ta vendosin portugezin si atletin më të paguar në botë.

Numri total i lidhjes së CR7 me Al-Nassr do të jetë afër 200 milionë euro në sezon.

Messi, Neymar te PSG janë kryesuesit e posterit të futbollit, por 75 dhe 70 milionët e tyre që fitojnë në sezon janë shumë larg asaj që do të marrë Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite.

Edhe duke rishikuar listën e më të paguarve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gjithë mbeten shumë larg parave të premtuara për portugezin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT