Wednesday, January 21, 2026
BallinaKalendari EnciklopedikHistori27 VJET NGA MASAKRA E REÇAKUT

27 VJET NGA MASAKRA E REÇAKUT

Shkruan Prof. Dr. Sadri Rexhepi

Historia e Kosovës është një rrëfim i gjatë dhe i
ndërlikuar i përpjekjeve për mbijetesë, liri dhe dinjitet.
Prandaj, në këtë histori të dhimbshme dhe heroike,
masakra e Reçakut mbetet një ngjarje kyçe, një thirrje e
fortë për ndërgjegjen e botës. Së kënejmi, më 15 janar
1999, barbaritë e kryera nga forcat serbe në fshatin
Reçak jo vetëm që tronditën thellësisht popullin shqiptar
të Kosovës, por zgjuan reagimin e fortë të një njeriu të
jashtëzakonshëm – William Walker, ish-ambasadori i
Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
(OSBE).
Në të vërtët kjo masakër, e ndodhur më 15 janar 1999,
shënon një nga ngjarjet më tragjike dhe tronditëse të
historisë moderne të Kosovës. Në këtë fshat të vogël,
forcat serbe kryen një akt barbar, duke ekzekutuar 45
civilë të pafajshëm – burra, gra dhe fëmijë – në një
përpjekje për të terrorizuar dhe shuar shpirtin e një
populli që luftonte për liri dhe dinjitet. Por ky akt mizor,
që tronditi ndërgjegjen e botës, u bë një simbol i
vuajtjeve dhe sakrificave të popullit të Kosovës, por edhe
një pike kthese në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për
gjenocidin që po ndodhte. Realisht, Masakra e Reçakut
mbetet një thirrje e fortë për drejtësi, një kujtesë për
dhimbjen e së kaluarës dhe një dëshmi e
papërkulshmërisë së një kombi në kërkim të lirisë.
Walker, me qartësinë e tij morale dhe vendosmërinë për
të ndriçuar të vërtetën, hyri në histori sinjë dëshmitar i
drejtësisë. Në një moment kur propagandat politike
tentonin të maskonin krimet e forcave serbe si
operacione legjitime, ai u ngrit si një figurë e paanshme,
por e përkushtuar ndaj mbrojtjes së të drejtave të
njeriut. Ai e cilësoi masakrën e Reçakut si një krim
kundër njerëzimit  një deklaratë e tijë që pati ndikim të
jashtëzakonshëm në opinionin ndërkombëtar dhe që
ndihmoi në përshpejtimin e ndërhyrjes së NATO-s për
çlirimin e Kosovës.
Guximi i William Walker’it për tu përballur me të keqen
nuk ishte vetëm professional  ishte njerëzor. Ai nuk u
mposht nga presionet politike, sulmet mediatike apo
përpjekjet për ta diskredituar. Përkundrazi, ai vazhdoi të
fliste me forcë për atë që kishte parë. Ai qëndroi në
fushën e Reçakut, ku trupat e civilëve të pafajshëm –
gra, fëmijë dhe pleq – dëshmonin për mizorinë që kishte
ndodhur. Me ndjeshmërinë dhe përkushtimin e tij, ai nuk
lejoi që kjo tragjedi të harrohej ose të relativizohej.
Deklaratat e tij përpara kamerave ishin një akt i pastër
humanizmi dhe kuraje. Ai ngriti zërin  për ata që nuk
mundeshin më të flisnin, për viktimat e heshtura të një
gjenocidi që synonte të
zhdukte një popull. Fjalët e tij shkundën ndërgjegjen e
botës demokratike, duke e detyruar  atë të reagojë. Së
këndejmi, madhështori W. Walkeri i cili pëkundër një
presioni të jashtëzakonshëm nuk do të linte pa therritur
ndërgjegjën e tij humane.

Sic thoshte paraardhsi ynë i
hershëm epiroti Pirrua para vështirësive dhe momenteve të rënda,,unë marr përgjësinë për cdo gjë’’ edhe Ëokeri
mori tërë përgjegjësinë tepër të rëndë kur masakrën e
Racakut e cilësoi si krim kundër njerëzimi.
Roli i Walker’it në tragjedinë e Reçakut kalon kufijtë e një
misioni diplomatik. Ai u bë një simbol i moralit dhe
humanizmit, një shembull frymëzues për të gjithë ata që
luftojnë për drejtësi dhe të drejta njerëzore. Për popullin
e Kosovës, ai mbetet një mik i shtrenjtë, një dëshmitar
që bëri të mundur që vuajtjet dhe aspiratat e tyre të mos
kalonin pa u vënë re.
Përmes përkushtimit të tij, William Walker kontribuoi jo
vetëm në ndalimin e një tragjedie të mëtejshme, por
edhe në ndërtimin e një epoke të re për Kosovën. Fjalët e
tij dhe veprimet e tij u bënë një themel i rëndësishëm për
ndërgjegjësimin ndërkombëtar për kauzën e Kosovës dhe
për mbështetjen e saj në rrugën drejt lirisë dhe
pavarësisë.
William Walker nuk është thjesht një figurë historike; ai
është një simbol që vazhdon të frymëzojë brezat e sotëm
dhe të ardhshëm. Ai na kujton se të vërtetën nuk mund
ta heshtësh, se drejtësia kërkon guxim dhe se humanizmi
është një detyrim i të gjithë atyre që e shohin
padrejtësinë dhe zgjedhin të mos heshtin. Duke nderuar
figurën e tij, ne mbajmë gjallë jo vetëm kujtesën e një
tragjedie, por edhe triumfin e së drejtës.
Në një botë ku padrejtësitë ende vazhdojnë, figura e
William Walkerit mbetet një frymëzim për të gjithë ata që
synojnë ta bëjnë botën një vend më të drejtë. Ai na
mëson se edhe në kohët më të errëta, zëri i së vërtetës

mund të bëhet një dritë që udhëheq drejt shpresës dhe
drejtësisë.
Prandaj, liria e Kosovës, shteti i Kosovës e kanë emrin
edhe William Walker.
Jetofshi edhe një shekull madheshtori Walker, por pa më
të voglin dyshim amaneti që la sot  Walkeri që të
varroset në Recak një ditë duhet të behet realitet.
Faleminderit ambasador, Walker, miku ynë i shtrenjtë,
faleminderit Amerikë!
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!
15.1.2025, Prishtinë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT