Monday, March 16, 2026
BallinaShowbiz4 modelet më të ndjekura në Instagram në 2022/ Trejsi Sejdini “mposht”...

4 modelet më të ndjekura në Instagram në 2022/ Trejsi Sejdini “mposht” dy modelet e njohura shqiptare, por nuk “mund” Aurela Hoxhën

Ky vit ka qenë plot me foto seksi nga modelet më të komentuara shqiptare. Kudo në Instagram qarkullojnë imazhet e tyre të cilat shpësh herë janë bërë edhe lajm në mediat rozë.

Në llogaritë e tyre kemi gjetur foto shumë provokuese nga me bikini, topless apo edhe nudo. Sipas një kërkimi në rrjetet sociale këto janë 5 modelet më të ndjekura në Instagram.

Aurela Hoxha është modelja më e ndjekur në rrjetet sociale. Bukuroshja ka plot 1.1 milionë ndjekës në rrjetet sociale. Format e saj janë komentuar shpesh herë në mediat rozë. Ajo ka çmendur ndjekësit me fotot e saj me bikini.

E dyta vjen Trejsi Sejdini me 1 milionë ndjekës. Ajo është komentuar gjithnjë për format e saj shpëthyese. Këtë vita jo e ka pushtuar Instagramin me foto seksi ndaj dhe është një nga modelet më të ndjekura. Numri i saj i followersave është rritur ndjeshëm këtë vit, duke kaluar në vendin e dytë, ndryshe nga viti i shkuar ku ajo renditej e katërta në listë me 447 mijë ndjekës, duke tejkaluar kështu Kejvina Kthellën dhe Oriola Marashin.

Kejvina Kthjella renditet e treta. Bukuroshj bjonde ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë gjatë vitit 2021. Bukuroshja ka një numër prej 814 mijë ndjekës në Instagram ku ndan fotot e saj më të zjarrta. Gjatë këtij viti ndjekësit e saj në Instagram janë shtuar me 63 mijë followers pasi vitin e shkuar ajo kishte 751 mijë ndjekës.

Oriola Marashi mban vendin e katërt si modelja më e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo ka arritur të zhvillojë projektet e saj edhe jashtë kufijve. Modelja numëron rreth 751 mijë ndjekës. Gjatë këtij viti numri i followersave të saj është rritur me 113 mijë ndjekës pasi vitin e shkuar ajo kishte 638 mijë ndjekës./CNA.al

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT