Thursday, February 5, 2026
BallinaSport5 gola që në nisje të sezonit, Xherdan Shaqiri i çon “SMS”...

5 gola që në nisje të sezonit, Xherdan Shaqiri i çon “SMS” klubit gjerman

Ditën e nesërme, do të nisë edicioni i ri i UEFA Europa League. Në fushë do të rikthehen disa lojtarë shqiptarë, ku një prej tyre do të jetë Xherdan Shaqiri.

Baseli i sulmuesit shqiptar do të udhëtojë në transfertë për t’u përballur me ekipin e Freiburg në orën 21:00. Në prag të kësaj përballjeje, Xherdan Shaqiri vjen nga një formë e shkëlqyer në Zvicër.

Edhe pse në moshën 33-vjeçare, shqiptari ka arritur të shënojë 5 gola dhe 4 asiste në 8 paraqitje në kampionat dhe në Kupën e Zvicrës. Kujtojmë se Shaqiri ka nisur sezonin e tij të dytë tek Baseli pas rikthimit të tij./Newsport.al/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT