Friday, January 23, 2026
BallinaLajme50 deri 800 euro gjobë për prishtinasit që ndotin ambientin

50 deri 800 euro gjobë për prishtinasit që ndotin ambientin

Kush do që nuk vepron njëjtë, tash dënohet.

Masa të rrepta do të ndërmerren tash e tutje për të gjithë qytetarët që nuk ndotin ambientin në cdo lloj mënyre.

Teksa mbeturinat vazhdojnë të mbeten problem i madh për kryeqytetin, lidhur me nivelin e gjobave tregojnë nga Drejtoria e Inspekcionit.

“Gjobat variojnë nga 50-800 euro, varësisht nga vendi, sasia por edhe subjektet që hedhin mbeturina. Lartësia e gjobave përcaktohet me rregulloret e kryeqytetit.”

Veç kësaj, kohëve të fundit këto shifra të larta kanë filluar edhe të shqiptohen me shpesh

Ky veprim po mirëpritet nga prishtinasit.

Dikush tjetër po mendon se kjo gjobë është e ulët.

Ndërkaq ky veprim po ndërmerret ne bashkepunim me drejtorinë e shërbimeve publike.

Bekim Brestovci, i pari i këtij dikasteri komunal tregon më shumë për këte.

Bekim Brestovci, drejtor i Shërbimeve Publike

“Jemi në bashkëpunim me inspektoratin e qytetit. Jemi në një gjendje emergjente të shpallur edhe nga kryetari andaj po veprojmë, kemi filluar me shqiptimin e gjobave”

Brestovci jep detaje edhe per masat tjera te ndërmarra per pastërti me te madhe ne kryeqytet.

Bekim Brestovci, drejtor i Shërbimeve Publike

“do të shpërndahen 1370 kontejnerëve te ri, me krijimin e këtyre parakushteve do të jemi edhe më rigoroz. Do të marrim edhe veprime neper zonat private”

Nga drejtoria e shërbimeve publike kanë bërë të ditur se në vikendin e ardhshëm do të vazhdojë edhe pastrimi i 9 kontejnerëve të tjerë nëntokësorë./T7

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT