Rafet Ismaili
Më 30 janar 1923 ishte nënshkruar marrëveshja e Lozanës mbi shkembimin e popullsisë ortodokse greke të Anadollit më popullsinë turke në Greqi.Sipas marrëveshjës e më dekret të qeverisë greke Shqiptarët autoktonë të Epirit e Qamet e besimit Islam ishin trajtuar si Turq të cilët ishin dëtyruar të braktisnin vendin e origjinës e të shkonin në Anadoll pa të drejtë kthimi.Ishte marrëveshja më segrsgacioniste e cila ishte bazuar ekskluzivisht në premisa fetare e në të cilën kryeministri i asaj kohe Pangelos fillimisht kishte deklaruar se Arvanitasit e Epirit të rrethit të Athines e Qamët pasi janë autokton nuk do ishin pjesë e marrëveshjës për shkembim dhe se muslimanët më origjinë Shqiptare nuk do të trajtohen si Turq ,por kjo kishte qenë një retorikë boshe e dinakëri e Pangellos.Kjo marrëveshje e sponzorizuar nga Franca, Britania e Rusia ishte fatale për Qamet e Shqiptarët e tjerë nga Epiri të besimit Islam të cilët ishin këmbyer thjeshtë si mall duke u privuar përgjithmonë nga pronat shekullore.Shqiptarët e Epirit e ata të Qamërisë para marrëveshjës se popullsisë përbënin rrethë 35 % të popullsisë autoktone në Greqi dhe kishin kontribuar shumë për pavarësinë e Greqisë më nduhmën e Rusisë e Francës.Arvanitasit e Qamët kishin derdhur kot gjakë për pavarësinë e Greqisë sepse qarqët filoortodokse e ultrase greke bashkë më kishën greke kishin qendrime raciste, ksenofobe e mosbesuese ndaj Arvanitasve e Qamëve dhe më ndihmën e Francës e Rusisë e qarqëve pansllaviste i këmbyen si mall ata më pppullsinë ortodokse nga Azia e vogël .Edhe ata pakë Qamë që kishin mbetur në pronat e tyre , idenë shovene greke për debimin e Shqiptarëve e kishte zbatuar gjenerali antishqiptar Napoleon Zevras i cili vetë ishte nga Qamëria e kishte qenë aleat më nazistet deri në fund e i cili në vitin 1944 duke i përsekutuar ,ekzekutuar e dëbuar ata nga pronat e tyre kinëse në emër të kolaboracionizmit të tyre më nazistet.Republika e Turqisë mjerisht këtë marrëveshje e konsideron si një nga dokumentet bazë të krijimit të shtetit Turk në vitin 1923 sepse edhe Turqia e Ataturkut si perandoria Osmane komponenten fetare nuk e dallonin prej asaj kombëtare dhe shumë historian mendojnë se pikërisht mosdallimi i këtyre dy komponentëve ishte vendimtare në fundin e perandorisë Osmane .Presidenti turk Erdogan në vitin 2021 i ka bërë kërkesë zyrtare Greqisë për rishikimin e traktatit të Lozanës por Greqia e ka refuzuar në mënyrë kategorike.Disa mendojnë se në vitin 2023 skadon afati i marrëveshjës se Lozanës por për vendet garantuese nuk ekziston asnjë klauzolë e tillë.Në Turqi mendojnë se kur i ishte kanosur rreziku i pushtimit të Stambollit nga Rusia , kishte bërë kompromise të dëmshme Sulltan Abdylhamidi më Anglezet duke humbur korridor në Bosfor, Qipron në egje dhe Mosulin në Irak i cili në kohën e perandorisë Osmane kishte popullsi shumicë Turke.