Friday, August 8, 2025
BallinaVitrina e libritSot është 78-vjetori i lindjes së aktorit, regjisorit dhe skenaristit Bujar Kapexhiu.

Sot është 78-vjetori i lindjes së aktorit, regjisorit dhe skenaristit Bujar Kapexhiu.

Bujar Kapexhiu. Regjisor, skenarist, aktor, karikaturist. Lindi në Tiranë, më 22 mars. Në vitin 1967 mbaroi Institutin e Lartë të Arteve, dega e artit dramatik, dhe u emërua asistent pedagog në lëndën e Mjeshtërisë së aktorit, punë të cilën e ndoqi për shumë vite si pedagog i jashtëm, krahas lëndës së regjisurës. Kreu më pas kursin pasuniversitar për regjisurë teatri, ndërsa më 1980 edhe degën e arteve figurative për grafike. 1990-1992 ishte përgjegjës i sektorit të filmit vizatimor në kinostudio, 1993-1996 rektor i Akademisë së Arteve dhe pas këtij viti doli në profesion të lire, drejtues i studios artistike “Art vizual”, ku vijon edhe sot.Punët e para si regjisor lidhen me Estradën e Tiranës, gjatë viteve 1968-1972. Pas Festivalit te 11-të të Këngës në RTSH (1972) u ndëshkua nga organet partiake me punë korrektuese në prodhim, pasi ishte libretisti dhe konferencieri i tij. Si regjisor i mbi 20 premierave në teatrin e estradës, B. Kapexhiu u dallua për fantazinë e tij të pasur, detajet e shumta e domethënëse, përdorimin rëndom të formave groteske e burleske, duke u dhënë një hapësirë të gjerë konvencioneve, posaçërisht atyre në skenografi.Në festivalin e Estradave Profesioniste të vitit 1970, shfaqja “T’i shkulim nga rrënjët” fitoi çmimin e parë. Si humorist, regjisor, por edhe si skenograf, në shfaqjet më të mira ai paraqitet si një figurë e plotësuar dhe e veçantë, duke mësuar strkutura teatrore bashkëkohore, gjegjësisht një kodi të ri artistik, ku tematika, dukuritë dhe çështjet e larme sociale trajtohen, më së shumti, në rrafshin e sarkazmës dhe shpotisë. Jo rrallë ka shfrytëzuar edhe elemente argëtuese të humorit, forma të pervetësuara nga folklori dhe kultura teatrore popullore.I prirur ndaj spektaklit të madh, ai nisi i pari organizimin e performancave të tilla, me gërshetime zhanresh, llojesh, rubrikash, artistësh e personalitetesh nga fusha të ndryshme, si qe spektakli 4.000 duartrokitje (1970) në Pallatin e Sportit. Këtë tip performance skenike e ndoqi edhe pas viteve’90. Si aktor, ka luajtur në filmat “Duel i heshtur”, “I teti në bronz”, “Gjurma”, por ka spikatur me rolin e protagonistit në filmin e tij të parë artistik “Dy herë mat” (1986). Si regjiosr i filmave artistikë, ai xhrioi “Tela për violinë” (1987), “Stola në park” (1988), “Edhe kështu edhe ashtu” (1989).”Tela për violinë” është nga filmat më të arrirë në zhanrin e kinokomedisë. Humroi dhe satira, përmes një fabule të gjetur e plot peripeci që vijnë në rritje e përshpejtim sipas parimit të “gradualitetit”, bëjnë qendër të kritikës dukurinë e ndërhyrjeve për vende të pamerituara në shkollat e artit. Një nga talentet e B. Kapexhiut ka qenë filmi i animuar, ku ai punoi për kohë të gjatë, nga viti 1975 e deri në fillim të viteve ’90. Brënda një viti bëri katër filma, ndër ta filmi “Pika e ujit” fitoi çmimin e parë në Festivalin e Dytë të Filmit Shqiptar (1977). I pajisur me disa talente njëheresh, ai është skenarist, piktor e regisor i filmave të vet, duke krijuar edhe një stil të vetin origjinal në trajtimin e figurës.Në një rrafsh krahasues, ai shquan për fantazinë e begatë, dinamikën e veprimit të figurave të animuara, humorin dhe krijimin e situatave të këndshme e plot të papritura. “Shkarravinat” (1979) cilësohet një nga filmat e tij më të bukur, me të cilin ka fituar tre çmime të para: në Festivalin III të Filmit Shqiptar, në Festivalin III të Filmit Ballkanik në Stamboll dhe, së fundi, në Napoli. Filma të tjerë të animuar, si: “Mullari që vrapon”, “Dordoleci”, “Pipiruku pret dy miq” që kanë fituar çmime të para në Festivalet Kombëtare të Filmit në vitet 1981, 1983, 1985. Krahas teatrit dhe kinematografisë, B. Kapexhiu është edhe një nga karikaturistët e shquar shqiptarë, me një mori botimesh në median e shkruar.

Ne nje rrafsh krahasues, ai shquan per fantazine e begate, dinamiken e veprimit te figurave te animuara, humorin dhe krijimin e situatave te kendshme e plot te papritura. Shkarravinat (1979) cilesohet nje nga filmat e tij me te bukur, me te cilin ka fituar tre cmime te para: ne Festivalin III te Filmit Shqiptar, ne Festivalin III te Filmit Ballkanik ne Stamboll dhe, se fundi, ne Napoli. Filma te tjere te animuar, si: Mullari qe vrapon, Dordoleci, Pipiruku pret dy miq qe kane fituar cmime te para ne Festivalet Kombetare te Filmit ne vitet 1981, 1983, 1985. Krahas teatrit dhe kinematografise, B. Kapexhiu eshte edhe nje nga karikaturistet e shquar shqiptare, me nje mori botimesh ne median e shkruar.Duke i mësuar fort qasjeve satirike e sarkastike, ai ka trajtuar dukuri sociale e politike të kohës. Kjo prirje fitoi një cilësi të re pas viteve ’90, kur edhe mundësitë e shprehjes artistike u rritën, sidomos liria e trajtimit të temave të vështira e “të rrezikshme”, të konsideruara “tabu”. Në majën e penës së tij janë shpotitur njerëzit më të fortë të pushtetit politik të kohës, fenomenet e ulëta e të shëmtuara, duke e shndërruar artin e karikaturës në një mjet të fuqishëm kritike e demaskimi.Energjia intelektuale dhe mprehtësia e vëzhgimit shkarkohen rëndom sajë befasimeve, përkapjeve e flagrancave humoristike, të papriturave e paradokseve që shfaqen si të atypëratyshme e “të logjikshme”. B. Kapexhiu ka marrë pjesë në ekspozita apo konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare (Greqi, Turqi, Bullgari, Kosovë, Itali, Francë, Gjermani, Kanada, Japoni etj.) dhe ka fituar disa çmime.Përpos karikaturës, ai është marrë edhe me ilustrimin e librave humoristikë, sidomos ata për femijë (romanet “Kur qesh i gjithë qyteti” dhe “Karriera e zotit Maksut” të Q. Buxhelit, “Takim me shefin” i N. Shehut, “Njëmbëdhjetë raunde humor” e F. Rades etj.) B. Kapexhiu është zgjedhur kryetar i Shoqates së Karikaturistëve Shqiptarë. Mban titujt “Artist i merituar”, “Profesor” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

marre nga aktoret shqiptar

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT