EH SIKUR TA DIJA
Eh sikur ta dija së dallgët e jetës s’kan të ndalë,
Porsi valë deti hedhur më vrull mbi valë,
Porsi csunamet e tmershme që bejnë kërdi,
Dallgë e tsuname,të lexuara në t’imin ball.
Në horizontin tend endrrova vetëm,pozitivitët o jetë
Anashkalova dallgët që mund të rrëmbejnë
Nuk këkova shumë,vetën nji të vogël copëz jetë
Ku do vijzohej trajektorja e jetës porsi Emblemë
Eh sikur t’a dija ,se jeta nuk është trajektore e drejtë,
Mbi te rendojnë gjithë barrierat,e përditshmërisë,
Lakorja është nji funkcion krejtësisht i zhdrejtë,
Mbi kokënë ton ndonjiherë të duket së të bijnë,
Edhe ata trarët që njihen si mbajtës të çatisë.
Emblema jetë,porsi blicë rrufeje që bie papritmas
Të thermonë në shpirtë pa ditë e pa kuptuar fare
Ekuacioni i të panjohërs,shpejtë vie në kete skenë
Zgjidhja shpeshë, nji fenomen i dhembjës njerzore
ZEMRA MË RRAHË VETËM ATJE
SHQIPËRIJA IME
Përherë më sillesh,në mendime ,
O e shenjëta shqipërija ime,
Nga do ku shkojë,dhe endëm,
Atje më tretët zemra ime,
Në gjakun tim ,rrenjët i ke,
Në aorta zemre ,
Sa herë që të rrahë,
Dhe them më vehte,
Si shqipërija askund,
Nuk ka.
Mishëruar në shpirtë,
O dritë dielli më je vetëm t’i,
Mengjesët lindin të arta,
E ditët prehën të ngrohta,
Kur mendojmë tek t’i,
Oh e jona e bukura Shqipëri,
Ti me je endrra ma bukur,
Ti me je vet buzëqeshja ,
Ti më je gjeja ma e shtrenëjta
Ti më je vet e shenjëta,
O vend i arbërorit,
Bekuar nga vet zoti
Me ag dhe muzg,
Mendojmë për ty,
Oh e jona Shqipëri.
Përcjellje mesazhesh dashurije,
Atje tek rrënjët ,e lashta tonat,
Nëpër shekuj tragjikë marrëzije,
Kur kulqedrat, endëshin mbi qiellin tend,
Dhe nuk të linin ,dot me u mëkembë,
Por t‘i qendrove ,stoike e paperkulur,
Në tokën tende të shenjët
O vend i shenjët i arbërorit
Që ron në zemër të çdo shqipfolsi
Të paçim perjetësisht
O krenarija jonë
SHQIPËRI.
RRUGTIMI
Që nga zvarritja
Gjerë tek hapi i parë
Rrugtimi në jetë , ngritja në kembë
Rrugë rrugë dhe vetëm rrugë
Motoja e jetës son
Pa ndalim hapi ecje ecje
Herë me vrap e herë me shpejtësi breshke
Këto janë rrugët tona o njeri
Sa bejmë të zgjohemi , ngrihëmi më vrullë
Sa shpedh dhe rrëzohëmi për dhe
Humbje shpresash, pa elanë dhe forcë
Që të mbajnë në jetë, dhe s’te len më u tretë
Zvarrë ndonjiherë, më lodhje e mundime
Deri tek hapi i sigurt , ku ndjen kthjellimin
Dhe lutësh në të madhin zot
Kurr ma të tilla përjetime
Renje e ngritje , zikë-zakët e jetës
Mësimi dhe zhgenjimi mbi jetën
Përvoja herë të hidhura , herë të lumtura
Motoja e jetës sonë
Si nji barazvlerë, barazpeshë
Për njojhjën e vlerave mbi jetën
Për vlerimin e së mirës dhe asaj të ligës
Qe shpeshë në jetë balafaqohemi
Deshëm o z’deshëm prova e zotit
Mbi ndjeshmërin tonë
Fatin që herë na buzëqeshë
E herë shumë na trondit
Herë humbje shpresash e herë lilindje
Përsëri dhe përsëri , nderskamcat e jetës të provokojnë
Dhe të masin pulsin e jetës
Sa mund të durojë
Kjo qenje njeri , mbi gjithë gjallesat mbi kete dhe
Rrugtimi i pandalur
Gjerë më amshim