MUND TË VIJË NJË KOHË
Do vijë një kohë,
Mos ardhtë ajo kohë
Që ky vend të ketë
Vetëm politikanë dhe pleq.
Sepse njerëzia po ikën
Jo nesër, por sot
Po ikën pa kthim
Në rrugët e botës.
Sepse po lindin më pak
Nga martesat e përkohshme,
Divorcet
Dhe nga ata që s’guxojnë
Të martohen.
Tokën që po e lënë të zotët
Do e marrin të parët e botës,
Qeveritarëve do t’u lënë
Vetëm një kopësht, një vilë
Për të qeverisur vetveten
Me qeverisjen më të mirë.
Do vijë një kohë kur…
Ajo kohë mosardhtë,
Moskurrë.
POEZIA
Në orët e vona të natës
Kur gruaja dhe fëmijët flenë,
Unë i vetëm në vetmi
Mendoj për ty,
Shpirtërorja poezi.
Kam qenë me ty tërë jetën
Kam bashkëjetuar dhe jam ndarë
Kam ardhur e kam ikur
Kam ikur e kam ardhë.
Tani rri prapë me ty
Njerëzorja poezi,
Jetoj si me dashurinë time
E bukura ime, ti.
DRITË DIELLI
Nga dritë e diellit,
Unë një kulm i jetës.
Diell, ajër, tokë,
Unë një jetë në botë.
Jetën e tokës dhe të detit
E shoh nga kupë e qiellit.
Dritë e diellit, dritë për jetët
Për njerëzit dhe planetët.
ENIGMA E BARDHE
Ne rerishten e detit nje gje rralle
Nje gje e bukur, e bute dhe e bardhe.
Perballe detit nje si bust krenar,
Si boje njeriu, topolak I bardhe.
Erdhi papritur kjo gje e bardhe,
Kete funddimer pas nje dimri te marre.
Kjo gje e bukur, e bute dhe bardhe
Ne rerishten e detit, debora e pare.
