Më pyet
Ti pyet pse hesht
Unë në distancë buzëqesh
nuk përgjigjem
e përsëri hesht
Zemra ime ështê e qetë ,
siç janë lulëzimet e pjeshkës…
Mbartur largë nga ujrat
që nxitojnë
Unë jam parajsa ,
gezimi, loti im ,
përkohësisht në formë njerzore
Fari I’m
Mos e shuaj dritën tënde
Mos lejo të lëndohen
këngët e mija ,
që po të përgjërohen
Deti është i egër
stuhi të larta lëshon zoti i tij..
Mjekrra më dridhet
Unë nuk kam vela
Velat e mija ,
durimi im
në drejtimin tënd
Mos e shuaj dritën tënde
Krahët e mij po të përgjërohen,
mos i lër të lëndohen
Unë nuk kam busull
Mund të jem në fund të botës ,
e vetme me mallin tim
në drejtimin tënd…
Të lutem mbaje ndezur dritën fari im
Heshtja flet
Era që fryn..
Lotët që rrjedhin ..
Pemët në rritje .
Çdo gje lëviz
nën tingullin e asaj heshtje
Yjet feksin,
hëna shkëlqen
Kujtimet zbehen..
Dashuria ndryshon..
Mëndja në garë
me tingullin e heshtjes
Ndoshta është thjesht
një boshllëk
Ose një dashuri që
nuk është e thënë të ndjehet
Megjithatë gjithçka
qëndron në lëvizje
nën tingullin e heshtjes..
Heshtja që krijuam..
Heshtja jonë
Ne jemi elekuenca heshtjes tonë
Zemerimi hesht
zërin e zemrës
