Edhe kshtu pena ime thur vargje…!!
Sot u zgjova e perqafume
Me hijen tane…
Fillova tuj numru puthjet
E diku….Nji m’del mangut
Kur po ma nep
Puthjen e ” borxhit”
Se fjalt e dashnise..
I nij per cdo dite,
Du t’nij ne buzt e mia
Frymen tane…
T’fjals “te du”….e mandej
Une te myll gojen
E t’msheh n’heshtje…
Ket fjal t’Bekueme.
S’ka gja se oshtima saj
Ma xen frymen…
Ta dish…se une per dashnin
Jam poete “e marre”
Qe shperndaj…arom jete
Dhe shtratit te dashnise
Pa frike i nap “lakuriqsine”
Se eshte ma e vecanta e saj
Ne asnji muzg….
Kur vjen terri….vetem
Dashnise nuk i tham
Naten e Mire….!
Se n’cdo sekond…shetit ne dej
Une i shkrova fjalt e mia,
Ta dish…se po u vonove
Ti ke hup kohen…
E une Ty….!!
Kjo jam une……
Kaloj ajo kohe
Kur me shikonje ne sy
Dhe sapo degjonje
Frymarrjen time ” te dihase”
Te lind’ te ajo ndjenje
Qe t’ bente te shperthenje..
Si nje vullkan
Te vetem merrnim rrugen
E asaj dashurie ” mekatare”
Te mbartur ne nje varke
Buze liqenit te heshtur
Veshtronja tek ti
Zjarrin,qe nxirrnin syte e Tu
Jetonim nje ” mrekulli ” …nje ” parajse”
Nuk kerkuam ndihme…te dime
Se c’ eshte bukuria ne dashuri
C’ eshte lumturia…qe nga ajo mbin
C’ eshte shpresa….te presesh
E te besosh perseri…
Ne ” ate” dashuri ” mekatare”
Dhe sot..sa here kaloj enkas
Tek ” ay stek”….shoh varken
Te vjetruar e te ndryshkur
Anet e saj mbuluar
Nga alga e myshku
Mbledh nje nga nje shigjetat
E gjakosura dikur nga ” epshi”
Por sot….te mbetura
Ne kujtime te varfera
Dhe une te vazhdoj… te jem aty
Ne ato kujtime….
Kur syte e tu…..
Dirdhnin…gjithnje lote dashurie
Tu betova….qe do t’ jem prane
Kur buzet e tua te djegin
Une me puthjen time ” magjike”
Si dikur do te shuaj….
Zjarrin e tyre qe i pervelon
Dhe kur Ti….nuk do t’ me pergjigjesh
Do t’ vazhdoj te t’ dashuroj
Po me te njejtin ritem…..
Po me te njejten ” zhurme”
Kjo jam une…….
Nje ” rebele” e dashurise
Qe le gjurme……!!!!
Princesh e dashurise
Kur dashuriae “marre”
Trokiti ne porten e zemres time
Me dha si dhurate,syte e te dashures
E me dehu me veren e kuqe te Athinase
Si ushqim te domosdoshem te zemres
Me dha gabimin e Eves e te Adamit
Por ne vend te molles se tyre
Me dha frutin e sheges
Dhe kur para meje erdhi Ai
Une ish per Te;
Si nje pasuri qe mbyt gjithshka
U bera ne jeten e tij
Qetsia me e madhe e shpirtit
Buzqeshja me e embel,qe del nga buzet
Fjala me e bukur,qe shkruan poeti
Piktura me mahnitese e nje piktori
Ndjeshmeria me e madhe e muzikes se tij
E nga te gjitha keto,
U bera ederra e paharruar ne jeten e tij
“Por kurre realiteti qe duhej”
Harroj punen e perditeshme
Harroj gjithshka per rreth ne shtepi
I dashuruar marrezisht mbas meje
Ndoqi tik-takun e zemres se tij
E shofer ne timonin e zemres
Pasionin ,qe asnje s’mundi ta ndaloje
Puthjet tona ishin nje zjarr
Qe mbeten ne jete si llava e nxehte
Enje vullkani,qe shperthen,duke shkatrruar gjithshka
E peshperitje e tij perkedhelese,ne veshin tim
Je per mua buzqeshja e Helenes Trojes
Qe shkaterroj cdo gje
Je zgjuarsia e pakapeshme nga asnje
Je princesh e lindur e dashurise
Dhe un zbulova kete “thesar”
Dhe sido qe jeta te na vije
Kudo qe ti te jesh e te shkosh
Jam vetem I yti,e I tille do te mbes
Ky eshte betimi im,i gjunjezuar perballe teje
O cmenduria ime!
O princesh e zemres time!
O princesh e dashurise!
