Nuk di se ç’pati kjo nata sonte?
A unë me natën , ç’pata vallë?
Njëmijë mendime ,vërdall më vinin,
Heré mjalt më ishin, heré zjarr me fjalë.
Nén qetësinë e errësirës ,
Qetësinë nuk po gjeja aspak,
I shkunda themelet e shpirtit,
U enda natën si endacak.
Sa shumé me veten, këtë naté fola,
Sa nuk kisha folur më paré,
Qava dhe qesha der né té zbardhur,
Mu duk krejt vetja si e marré.
Ndoshta për veten nuk jam kujdesur,
E kam rënduar, lëndur shumé,
Por kjo dehja e kësaj nate,
Mé rizgjoi ,s’më la në gjumë.