Thursday, March 13, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poetin Maxhun Osmanaj

Çaste poetike me poetin Maxhun Osmanaj

NGARKESË
Sa herë një dimër ma ngarkon shpirtin
Pret një pranverë ta shkundë
Në fërfëllazë betejash rrëshqitnin
Me ndrydhje fatesh më shumë mund.

GJURMË
Kalimtarë!
Pas disa viteve kur të kaloni
Gjurmave të ëndrrës sime
Mos më shkelni pa e parë
Me rrezet e kuptimit të kohës
Dielli i shpirtit rrezon çdo skutë
Edhe hëna mbyt terrin e tërbuar
Ju mos shkelni mbi gjurmët e ndritura
Atëherë jam kudo
Dhe ndjej qetësi edhe në përjetësi.

………………………………………….

KËTO   KËNGËT  E  MIA

Sa  herë  jam  zgjuar  i  dehur

Nga  nata  që  kam  pirë  terrin  e  mashtruar

Veç  ëndrrat  më  kanë  bërë  tapë

Deri  në  mëngjes  s’më  kanë  lëshuar

Më  kanë  gozhduar  si  të  burgosur

Sa  fisnik-aristokrat  kam  ndier  veten

Kur  me  princesha  të  botës  kam  vallëzuar

Si  hajn   kam  hyrë  për  t’ua  vjedhur  dashurinë

Kam  vjedhur  në shpirtin  e  tyre

Derisa  jam  zënë  në  pritë

Nga  ylli  rojtar  i  mëngjesit

Po  secili  mbret  m’i  ka  falur  fajet  e  virgjra

Se  s’qenka  mëkat  të vjedhësh 

Bukurinë  e  dashurisë  së  shenjtëruar

Tani  në  çdo  mëngjes

Kur  më  zgjon  ëndrra  e  dashur

Vetëm qielli  i  dëshirave, syrin kaltri

Më  shtyen  për  një  udhëtim  të  ri…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT