DËBORA E FUNDIT
Dëbora, sapo kishte filluar,
Ti dole në rrugë me vrap,
Të pashë me sy të gëzuar,
Me buzën të ndezur flakë.
Mbi flokun tënd po binin,
Ciflat e para ashtu pikë-pikë,
Si stoli përmbi kokë të rrinin,
Gjithashtu, në sy dhe qerpik.
Me flokët gjysëm të ngrira,
Ti vrapoje porsi një drenushë,
Me ngadalë po vinte errësira,
Dëbora të zbardhte në gushë.
Ç’të kishte ndodhur ty vallë,?
Se kështu s’ke qenë ndonjëherë,
Për dëborën e fundit paske mall,
Se pranvera ka trokitur në derë.
Dëbora tokën e kishte mbuluar,
Ashtu lehtë lehtë, butësisht,
Pranvera për ty e kish shtruar,
Këtë tapet të bardhë, natyrisht.
PRILLI
Po hyn prilli, me trishtim,
Dhe i zhgënjyer do të mbes,
Sepse netët s’kanë mbarim,
Kur bien bombat mbi Odesë.
Mbi Odesë edhe Donbas,
Në Leopold, del tym i zi,
Ferri i Dantes vjen nga pas,
Bërë vëndi, shkrumb e hi.
Pelerinën, kjo kohë e tund,
Digjen tanket, grykë përpjetë,
Nëpër rrugët, pluhurin shkund,
Se gjë tjetër, më s’ka mbet.
Nëpër rrugë, gropat hapur,
Nata mbytet, e dot si mbush,
Vdekja duart i ka të zgjatur,
Por s’po e ndalin, dot askush.
Porsi korbat, që rrotull bien,
Dhe lenë flakë e tym të zi,
Ah, kjo vdekje po rrëmben,
Pleq, gra, e shumë fëmijë.
Digjet toka edhe rënkon,
S’merret lehtë kjo Ukrainë,
Carin rus kjo e shqetëson,
S’po e ze gjumi në Kremlin.
Kur vjen muzgu, mengadalë,
Heshtin rrugët, nëpër Rusi,
Zhdukur janë ca gjeneral,
Por për ata, s’flet dot njeri.
S’flasin mediat, janë në zi,
Mbyllet nata, brënda në mur,
Ka humbur rrugën, kjo Rusi,
Dhe po rrëshqet në diktaturë.
Prandaj netët, shumë nxijnë,
Se nëpër rrugët, vdekja po rri,
Si një vejushë, kjo Ukrainë,
Si ka mbetur, asnjë stoli.
MYZEQEJA.
( poemë )
Krahinë e Myzeqesë,
o fushë e pa anë,!
Sa kujtime e brenga
dhe lot aty mbanë.
Me kodrat e blerta
një vepër perëndie,
Me ullinj dhe vreshta
si gjerdan nusërie.
Ju, o fusha myzeqare,
ç’do stinë ndërroni ngjyrat,
Si vajzat e ndrojtura,
që zbukurojnë fytyrat.
Në mëngjes kur rrezet,
shkëlqejnë përmbi vesë,
Si në ngjyrë manushaqe,
Mbrëmja do të zbresë.
Mbi sup të Tomorrit,
kur hëna kokën ngre,
Një vështrim festiv,
e hedh në myzeqe.
Një moçal me kashtë
dikur ka qenë,
Por, është si minierë,
që flori aty gjen.
Dhe kur muzgu vjen,
në ngjyrë gushëpëllumbi,
Ndonjëherë dhe hënën,
këtu e merr gjumi.
Ndërsa yjet ndriçojnë,
në brigje dhe shpata,
Me aromë trëndeline
e përgjumur vjen nata.
Gjithashtu edhe unë,
kokën time aty e ve,
Në gjirin e blertë,
o shekullorja Myzeqe.
Në shpirt e kam marrë,
gjelbërimin tënd,
Cicërimat e zogjëve,
në vargje i bëj këngë.
Sa dëshirë që kam,
me qytetarët e mi,
Një kënge t’ja marr,
dhe të ngre një dolli.
Kush i njeh myzeqarët,?
janë njerëz të mirë,
Kush me ‘ta është ulur,?
por të fortë në punë,
Në dasma e gëzime,
ndezin vallen si furtunë.
Disa tingujt lëshojnë
gjethet e grurit në arë,
Simfoni kjo e mbrëmjes,
Si një violinë e parë.
Dhe gumëzhijnë rrugët,
si bletët në koshere,
Më sjell ca kujtime
kjo mbrëmje pranvere.
Dhe drurët në bulevard
si përherë dëshmitarë,
Eh, sa puthje të zjarrta
netëve kanë parë.
Por ata nuk flasin,
se gojë s’kanë vërtetë,
Por aty psherëtimat,
të gjitha kanë mbetë.
Dhe është bukurija,
e një vajze myzeqare,
Më e bukur se hëna,
kur vjen në dritare.
Kjo hapësirë e gjërë
me jep krah të ëndërroj,
Që unë myzeqari,
për të vargje të shkruaj.
Të shkruaj pak vargje,
t’ju tregoj gjithashtu,
Se dhe mbreti Pirro,
është rritur po këtu,
Është e lashtë kjo tokë
e tregon historia,
Ka kaluar gjithashtu,
këtej rruga Egnatia,
Kanë shkruar për të,
shumë historianë,
Që këtu ka studiuar,
perandori Oktavian.
Ka patur universitete,
dikur kjo krahinë,
Një kulturë e lashtë,
që kish qytetërim,
Gjithashtu, ka parë,
shumë ushtri myzeqari,
Kanë marshuar këtej,
Pompeu e Jul Çezari.
Dhe për emrin Myzeqe,
gjithashtu thonë,
Është Muzë e myzeqarit
që aq bukur këndon.
Është muzika e shpirtit
që nëpër lashtësi,
Ka kënduar myzeqari
me lot e dashuri.
Me vuajtje, në shekuj,
tokën ka punuar,
Dhe në pak gëzime,
ka kërcyer e kënduar.
Si në shumë krahina,
të tjera shqiptare,
Të mahnit gjithashtu,
vallja dyshe myzeqare.
Ndër më të mëdhatë
është kjo krahinë,
Nga Semani në jug
e deri në Shkumbin.
E begatë për prodhime
mbushur ka hambarët,
Punëtorë edhe bujarë
janë myzeqarët.
