Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poetin Arif Molliqi

Çaste poetike me poetin Arif Molliqi

PËRSËRI NË LLUKË

duke kërkuar rrugën e rrafshët

në shitoren e katundit

e lashë emrin

të shënuar në fletoren e borxhlinjve

e lashë blinin

që për herë të parë

nën hijen e tij

më mocanikët

thithnim ajër të tymosur

i shikonim kryqëzimet e insekteve

si e kafshonin njëra-tjetrën

e çiftoheshin në duart tona

DITËLINDJA E NJË MOSHE

unë dhe kalendari i varur në muri

e ndajmë bashkë dhomën

më një shënim

11 janar njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetë e tre

vendasit e mi

më mbajnë në mend si njëzetë e katër vjeç

duke i pështy mitet e rrejshme

nëpër kokat e kolonëve

në dashurinë e rinisë time

veç krisma armesh kujtoj

jetesën me vrasës masiv përreth

instinkte sadiste

ritual i çuditshëm kur grindesh më të djeshmen

përmbi hijen time

i ngre sytë nga qielli

i lutem moshës të mos bjer në kurth

barrë e rëndë janë vitet

që s´mund t´i mbaj as për një natë

askujt asgjë s´do t´i lë amanet

fundi i këtij fundi lë të jetë publike

edhe kur e bardha bëhet si e zezë

e zeza bëhet si e bardhë

lëndina e qyqeve

kur ra ujku në torishtë

ne i numëruam delet

veç bariu dhëmbëprishur

doli tepër

dikush kurrë s’do të dijë

pse asgjë s’i ndodhi qenit

ai kishte shkuar te Lëndina e Qyqeve

i mbështjellë me lëkur ujku

për delet që shpëtuan

askush nuk mbeti për t’u kujdesur

as sa për një imazh të vrasësve

kjo është loja e bariut

që mban afër vetes qenin e keq

kur qeni dhe ujku bëjnë dashuri

torishta me dele u falet çakajve

PËRVJETOR…

Sa të shkurt shtatin e,

sa të madh hapin,

Jusuf Gërvalla!…

E, ne

n´mes rruge

numërojmë gjurmët

sikur t´ishe edhe njëherë i ri…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT