E shtrenjta ime, unë nuk jam Pushkini …
E shtrenjta ime, unë nuk jam Pushkini
Nuk jam e s’mbahem për poet,
Por kam një shpirt prej trishtimi
që zë e shtroj në disa fletë…
E hedh ku trisht qëndron një pemë
që dje i bëri dikujt hije
E hedh atje ku gjethet bien
E hedh atje ku zemra bie…
E hedh atje ku rri një Mbret
Që mal i jetës poshtë e ul…
Ku jeta lë dikë pa jetë
Ku grusht i fatit e përkul..
E hedh atje ku rri e shtrirë
Një dorë që gjë nuk ju gjend pranë
atje ku lypet një e mirë
Ku vetja, veten lë mënjanë.
E hedh gjithkund, dhe në asgjë
E hedh atje ku gjë s’shkon dot
Ai prapë kthehet me një zë
ty të kam pritur nis më thotë…
Pastaj më vjen jeta përballë
Edhe më mblidhet grusht në gji…
Jeta është një gjë e rrallë
Që aq e bën të bukur ti…
Dhe them: ti je aq pafundësi…
Kur zemrat tona u takuan,
Unë isha dimër me vetmi
Një mal që erërat e sunduan..
Pastaj u duke ti.
Kur drita jote ra në mua
unë isha një stuhi
Isha një qiell aq i tërbuar
Dhe ja, u duke ti…
Ti erdhe ende pa e ditur
Se unë kisha harruar
Çdo të thotë një e trokitur
Në zemrën e tërbuar.
Ti erdhe, lehtas siç vjen jeta
Pa fjalë edhe pa bujë
dhe dimrit tim ja zhduke retë
E thyeve këtë statujë.
Ti erdhe, erdhe si fëmija
Në jetë zure një kënd…
Atje ku dje ishte stuhija
Zemra zuri vend…
Dhe hodhi rrënjët edhe mbiu
Tek unë, një mal dikur…
Që zemra jote lehtë e shtriu
Dhe vetë i tha : Unë kurrë,
Kurrë nuk do largohem
S’e ndjen? Unë jam fëmijë!
Se sheh? Tek ty unë përjetohem
Me ty unë jam Njeri…
Kur zemrat tona u takuan…
Unë gjë s’desha sa ty.
Ty…
Në frikën tënde kur zë mblidhesh
dhe qan e vetme si fëmijë
kur heshtjes tënde i mbështillesh
pranë teje është dhe dorë e tij…
Pranë teje është një largësi
që fati det e bëri tej
që zë mbështillet porsi ti
Në një vetmi që zë t’a thyej…
E prapë të bën një zë në zemër…
Kur grusht të mallit mbledh në gji.
Kur harron vende, njerëz, emra
Ku gjë nuk do veçse pak ti…
Dhe nis në detin e një heshtjeje
Një psherëtimë, dhe më asgjë…
Një fjalë ku kryet ti mbështesje
Kur të tremb gjumin “hey…po fle?”
Dhe grusht i dhimbjes zë thërrmohet
ti dorën zgjat në errësirë…
Kur zemra zemrës i kujtohet
Dhe buza nxjerrë “Natën e mirë”…
Ti qan e vetme si fëmi’
Dhe mbush me lotë një det, njeri.