…..” Kush zgjodhi te me humbte mua , thjesht nuk pati kurajon te jetonte..!!!”…..Kisha kohe pa u takuar, qysh nga ikja e befte e saj tek familjaret ne Itali. Nje ikje, qe nuk e kuptova kurre.Ishte e dashuruar dhe zgjodhi te merrte rrugen larg, sa me larg qytetit te saj.U takuam me mall, si komshinj, qe ishim dhe kur mbaroi ajo vala e bisedave normale per vazhdimin e jetes, Ajo me pa ne sy e kuptoi qe une kisha deshire te dija “psene” e atij largimi te befte.Filloi te tregoje me ze te ngadalte:Ishim komshinj ne nje rruge, takoheshim gjate dites shume here. Pershendeteshim me njeri tjetrin. Me pelqente ishte nje cun shume i bukur dhe mjaft i sjellshem me mua.Nje dite ne momentin, pasi e pershendeta, po largohesha, me kerkoi qe te takoheshim buze mbremje diku ne nje vend te qete.Tere emocion shkova dhe u takuam. Biseduam shume. Aty mora vesh, qe kishte shume kohe qe me ndiqte kudo me sy dhe me zemer. Me mendonte shume.Aty me rrembeu puthjen e pare, qe i riu as di ta jape as di ta fshehe.Filluam te takoheshim shpesh dhe me shpesh, te dy ishim te dashuruar shume. Ishim te dy te lumtur ne ate dashuri hyjnore per njeri tjetrin.,Une si e sinqerte, qe jam e bisedoja dhe me shoqet e ngushta, ku edhe ato me perkrahnin per kete dashuri te paster qe kishim te dy.Jetonte vetem se kishte humbur mamane, kurse babai ishte martuar me nje tjeter dhe shikonte jeten e vet.Sa gjera mesova nga djaloshi im, shume gjera, kujdesej teper embel per mua. Cdo dite e me shume. Filluam te projektonim edhe te ardhmen bashke. Keshtu vazhdoi rreth nje vit .Edhe shoqet e mia ishin te lumtura per mua dhe ate, se na njhinin te dyve se ishim komshinj te gjithe.Kur befas mes nesh hyri “krimbi” i xhelozise. Nuk mbaj mend sakte si filloi. I kerkova “psene” e kesaj xhelozie, por nuk e mora vesh kurre.Nje dite disa nga shoqet e mia, me terhoqen menjane dhe me thane se nje shoqe e jona kishte filluar te takohej me djaloshin tim.Mu shemb bota ne kembet e mia. Nuk mbaj mend, si ika ate nate ne shtepi. Tere naten e mbledhur kruspull ne shtratin tim shtrengoja jastekun ne mes te duarve dhe qaja vetem qaja.Te nesermen kerkova ta takoja. Erdhi koke varur. Nuk me dha asnje shpjegim te aresyeshem.Keshtu filluan ato “zenkan” te kota, filluam te ftoheshim me njeri tjetrin. Biles kaluan disa dite qe nuk e kisha takuar.Erdhi nje mbasdite dhe me kerkoi takim tek vendi yne i zakonshem tek “foleja” qe kishim thurrur te ardhmen tone .Ne fakt prisja qe te me thoshte me “Fal” dhe te rinismin, aty ku e kishim nderprere ne menyren aq mizore dashurine tone.Por jo nuk ishte e thene.Filloi me ze te ulet foli shume, shume, tha:
” Une te dua, Ti do mbetesh dashuria me e madhe e jetes time…Si ty nuk kam per te dashur kurre me ne jete, por te lutem deri ketu ishte dashuria e jone”.Befas kur po beja gati te ktheja krahet dhe te largohesha, me kapi ne bryll me kthehu me fytyre nga Ai dhe aty nen driten e Henes se plote qe ndriconte ne qiell me puthi. Dhe une ja ktheva puthjen aq dritheruese. Te dy te perlotur, shume gjate vazhdoi puthja e lamtumires. Me shty lehte te ikja dhe degjova fjalet e tij me ze te mekur: ” Te dua dhe perseri do mbetesh dashuria me e madhe dhe e vetme e jetes time”…Keto fjale akoma kelthasin brenda shpirtit tim te plagosur.Ahhh deshperimi im nuk ka kufi te tregohej. E kisha plage te hapur se i shikoja te dy cdo diteDhe keshtu pergatita ne fshehtesi ikjen time ne Itali.Ajo, shoqja ime e ngushte u be gruaja e tij.Jeta vazhdon, kuptohet mbartja me vete kujtimet e mia, me pikonte ajo dashuri e prere aq trishtushem, por e mblodha mendjen dashurine nuk mund tja lypja me. Kisha dinjitetin tim.Ne Itali gjeta nje njeri special dhe jetuam per njezete e kater vjet. Por Zoti e mori ne gjirin e vet vitin qe kaloi.Nje gje me bente cudi, se edhe kur kthehesha per pushime ne lagjen time ndeshesha me ta shpesh, por asnje nuk me foli me.Une vazhdoja jeten time, por thelle ne zemeren time Ajo dashuri eshte ne folene e shpirtit tim.E kuptova areyen qe nuk me flisnin. Ishte “hileja” e shoqes time, qe nuk guxonte te ma thoshte troc, ate “tradheti” mes shoqeve me miqesi te paster.Por jam e sigurte, qe edhe sot Ai me mendon mua vazhdimisht kete ma kane thene shoket e mi, qe bisedojne me ate.Por edhe e falenderoj ate shoqen time, se vertete kam jetuar shume mire, gjeta dashurine tek burri im i dashur. Burri im erdhi tamam si koha pas stuhise, kur del dielli dhe te ngroh me rrezet e tij te ngrohta…….Ne duhet te mesojme nga jeta, qe na serviset dhe nga eksperiencat qe kalojme. Pesimi dhe rrezimi ne jete na bejne me te forte te rigrihemi dhe te ecim para te bejme jeten qe na takon..Per nje gje jam e sigurte:” Kush zgjodhi te me humbte, thjesht nuk pati kurajon te jetonte….!!!”