Ajo quhet..
Ngjan me një lule pranvere,
vrapon si era
.
Hapat e saj të lehtë,
fëshfêrinin si petale lulesh.
Ne buzë gjithmonë refrene të ëmbla këngësh,
e buzēqeshur e lumtur
.
Kur ishte merzitur,
trishtimit i vishte rrobën më te hijshme
me ngjyra optimiste.
Askush nuk mund te depërtonte
thellësive të shikimit të saj,
e rrethuar nga nje avrë sublime.
Shpesh, hynte fshehurazi në penën e poetëve,
shnderrohej ne zanë,
vajze lozonjare e serenatave
E bën violinën te këndojë nën dritaret,
dritës së mbrëmjes.
I buzëqesh lirisë dhe kafazet i urrente
dhe sikur te jenë te thurur në ar.
Merr frymë lire, udheton me erën,
retë gri nuk e frymezojnë qiellin e saj.
Unë..ajo!