Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritLuan Sheshi-MANUSHAQJA S'PRET PRANVERË...

Luan Sheshi-MANUSHAQJA S’PRET PRANVERË…

MANUSHAQJA S’PRET PRANVERË…

Manushaqja s’pret Pranverë,
strukur ferrash shtatin grisur,
brishtësisht lulëzon ngaherë,
gjoks të Shkurtit…jetën nisur…


Tkurret,dridhet frikë nga era,
që mëngjesesh brymë shtron,
vallë ç’tu desh ty moj e mjera,
të sfilitesh mes kalon-s’kalon


Eh,pastaj tek zogjtë të vijnë,
mes rrëmunjës të zhurmojnë,
ndoshta kurrë s’do të arrijnë,
bukuroshe të të falenderojnë…


Manushaqja s’pret Pranverë,
drethëzon pyjesh të zhuritur,
brishtësisht lulëzon ngaherë,
që pas trungjesh kryet ngritur…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT