Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-GRUAJA E LIGJSHME KAPITULLI 24

Brixhilda Dede-GRUAJA E LIGJSHME KAPITULLI 24

Luiza ndjenju një tronditje në trup e më pas një rrymë elektrike ta përshkonte nga koka deri tek këmbët, si të fikej.

Menjëherë hapi sytë e kuptoi se ishte në gjumë. Askush nuk mund ti hiqte nga mendja se kjo rrymë në të mijtat e sekondës kish përshkuar edhe Rifatin, si një shenjë paralajmëruese.

Si të donte të vazhdonte ëndrën, pyeti veten;= Cila femër do ti rezistonte një mashkulli simpatik, inteligjent, suprizues e “gojë ëmbël”?!

Tablonë e ndarjes e kishte pikturuar telajos me bojra vaji të sajuara që në fillimet e lidhjes së saj. Ai i ish rrëfyer për humbjen e dy nga dashurive më të mëdha në jetë duke shfajësuar veten për pamundësinë e rezistencës së tyre pasi vinte nga familje e internuar.

Shpesh shprehej se dashuria e tretë e tij do të mbetej e përjetshme.

Asaj i kishte falur shpirtin dhe vetëm një grusht mish e kockash pa vlerë mbante me vete.

Ajo, i vetmi gëzim që me vete do të merrte kur të largohej.

Megjithëse i martuar me një jetë të rregulluar financiarisht, kimia e tërhiqte tek të gjithë gratë e bukura.

Kishte fshirë nga kujtesa të kaluarën përqëndruar tek e ardhmja.

Shpesh Rifati Sulajn e kapte një frikë e lutej mos e tradhëtonte për shkak të diferencës së moshës që kishin e influencës së saj si femër e njohur në qytet me emër e shoqëri.

Rifati, shprehej se ajo ishte një femër e veçantë që i kishte ndryshuar krejt jetën, një bukuri hyjnore së cilës nuk do të mundej ti rezistonte askush. Në këto rrethana ata i kishin hapur veten njëri= tjetrit treguar gjithë sekretet.

Rifat Sulaj ishte një njeri që ndëronte shpesh stinë, pasi reflekset e njëjta duket e mërzisnin.

Re të zeza, nuk vonuan të kalëronin qiellit. Rrymat e ftohta përcjellë rrotull ngjanin si thikë që godisnin mbas shpine.

Armiku i heshtur, ndodhej përballë saj me një tufë trëndalash në duar e tradhëtinë pas shpine.

Ai kish ditë që shprehej se ishte gabuar, Luiza nuk ishte hyjni si mendonte dikur, por një vajzë e zakonshme si gjithë të tjerat.

Komunikimi mes tyre humbiste dita= ditës, madje kishin kaluar dy muaj të bëhej i gjallë.

Luiza kish harruar zërin dhe vështrimin e tij.

Ishin disa gra të moshës së tretë që lumturoheshin nga vrapuesi i dehur i cili dhe ajrin blinte kthyer në magjinë e çastit.

Pas një pauze çlodhëse kujtoi internimin e largët dhe numrin e telefonit të braktisur.

Luiza, përsëri besoi justifikmet e tij, si të ish verbuar nga dashuria.

Ai njeri e kishte bërë dikur ti shndërriste fytyra,

por, nuk duhej harruar burimi i origjinës.

Rifati këtë herë ngjante me tjetër njeri. Fliste hapur për dashuri afatshkurtra, madje ditore.

Fliste për njohje femrash nga shtete të ndryshme pasi zotëronte disa gjuhë të huaja dhe i ishte dhënë mundësia për të udhëtuar në shtete të ndryshme.

Nuk vonoi shumë kur pranë tyre në bar u ul një femër e “bukur” nga ndërhyrjet estetike kirurgjikale. Ai e ftoi në miqësinë e tyre pa pyetur e pa menduar se Luiza do të dëshpërohej.

Dikur, kishte plagosur kaq thellë bashkëshorten nga një lidhje 6 vjeçare me një ruse sa ajo ishte përpjekur ti digjte me naftë e ti thoshte burgut hapu.

Luiza ishte çuar nga trapeza e lokalit pa vetëdije.

Në mendje vërtitej senari i një ndarjeje pa kthim.

Akoma nuk kuptonte si mundi të binte pre e kurthit të tij, ndërkohë që qindra meshkuj i binin ndër gjunjë,..

Rifati me hapa të metaltë e të pa kontrolluar ndaloi Luizën përgjatë rrugës, shprehur se nuk besonte më në asnjë dashuri, ndaj nuk mund të shihte asnjë femër seriozisht.

Mjaft’ të argëtohej,..

Luiza, mori heshtjen për krah. Larguar, rrëmbeu shkëlqimin e avrës së kritikës dhe adhurimit të vetes.

Ju duk se një energji e padukshme i dha forcë për të balancuar shpirt e mendje.

Ajo, nuk mund të mbyllte sy para së vërtetës, bërë jastëk mbështetës për të, apo të ish njeriu i dorës së dytë e të tretë.Nuk ishte në natyrën e saj.

Rifati u kthye tek bari me një cigare në dorë, parë se e huaja që sapo kishte njohur, ishte larguar. Askush nuk e priste më. Madje dhe disa të njohur që me bisht të syrit ndoqën këtë skenë bënë sikur nuk e panë duke mos e përshëndetur.

I zhgënjyer me veten e të gjithë, mërmëriste ndënë dhëmbë,

Nuk është faji im.Me këtë frymë u rrita.

Shumë partizane njohu gjatë luftës për çlirim babai im, por vetëm gruaja që i dhuroi katër fëmijë mbeti gruaja e tij e ligshme.

Të dashurat për të nuk kishin as fytyrë, as emër, as gjurmë,..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT