ELEGJI PËR NJË MIKUN TIM
( kushtuar Isuf Liços )
Përse vargu s’më ecën sot,?
E mendimet më kanë ngrirë,
Sa vështirë, s’po mundem dot,
Që të them, Isuf lamtumirë.
S’të them dot, se nuk e besova,
Dhe tani po më dridhet dora,
Unë disa herë të telefonova,
Por përgjigje nga ty s’mora.
Që ishje i sëmurë unë e dija,
Kisha shpresë për më mirë,
Sepse një ditë tek ty do të vija,
Por jo, për të thënë lamtumirë.
Unë do të vija si gjithmonë,
Siç vjen shoku për të takuar,
E di që tani ti nuk më dëgjon,
Se diku me ëngjëjt je larguar.
Erdhi i vështirë muaji korrik,
Për të marrë ty në një rrugëtim,
Duke lënë pika loti në qerpik,
Duke prurë një det hidhërim.
Djemtë e tu të pikëlluar i ke lënë,
Nipërit dhe mbesat me lot në sy
Motra, vëllezër përmbys kanë rënë,
Sot i gjithë fisi, po qanë për ty,
Po qajnë shokët dhe miqtë sot,
Të gjithë ata që i ke ndihmuar,
Dhe në sytë e tyre duket pika lot,
Me shpirt dhe zemër të lënduar.
Më fal o Isuf, për vargun tim,
Se dhimbja dhe atë e ka pushtuar,
Këto vargje me shumë pikëllim,
Dhe shpirtin tim e kanë rënduar.
Ke patur shpirt të fortë si hekur,
Edhe zemrën, si bora të bardhë,
Asnjë nuk e beson se ke vdekur,
Për të thënë lamtumirë kanë ardhë
Eh, si erdhi kjo ditë e korrikut sot,
Do e kujtojmë, si më të vështirë,
Dhe me sytë të mbushur me lot,
Po të themi o Isuf, lamtumirë.!
