Faleminderit Nënë
( për festën e sajë – dikur)
Faleminderit Nënë
( për festën e sajë )
Në fjalorin e gjuhësisë
është fjala më e dashuruar
Nënë – emër i bukurisë
ëmbëlsirë e paharxhuar
Fjalë e një krijese hyjnore
ata Nënë që i solle në jetë
lumturinë ta duan prore
me dashuri të sinqertë
Me mundime na rrite në ato vite
dole faqebardhë çdoherë
ndershmërinë e mbështetur në virtyte
besimin në Zotin e ke përherë
Ne të përgjërohemi në pafundësi
respekt e dashuri me shumë mbresa
pritsh me shëndet edhe vite tjera
të faleminderit Nënë – Urime Festa!
Nënë
Dy shkronja, nga dy herë
formojnë një fjalë, një emër
ëmbëlsirë e shpirtit në zemër
me dashuri engjëlli përherë
Shkove pa lamtumirën e fundit
dhe pa përqafimin e ngrohtë
NËNË ike pa shikimin e zjarrtë
edhe pa të zakonshmen uratë
Testamentin nuk e shkruaje fare
për tetëdhjetë e dy vjet e mbolle
e ujite, e poqe, e krasite, e korre
me dinjitetin më të lartë prore
Tani, me qetësinë e shpirtit të bardhë
atje nga lart Ti vetëm na shikon
virtyti juaj mbetet gjithnjë kujtim
NËNË prehu në paqe – Amin!
Përmallje
Koha që po ikën pa pyetur
nuk shlyen kujtesën për Ty
që le në këtë botë gjurmë
fisnike me veçori të veçantë
si Nënë e dashur përjetësisht
Kujtimet e vazhdueshme
nuk më bëjnë të frikshëm
përkundrazi, ngjallin nostalgji
në këtë vaktësi prilli
të pandemisë virusale
Dhe, më parë se gjashtë muaj
u përmallnim së bashku
tani kjo përmallje e vetme
për Ty Nënë e dashur, është
dhembshuri e frytit tënd
Mungesa jote Nënë
Katër vite pa ty Nënë
na u duk sa një shekull
mungesa në vitin tjetër
për ne do të bëhet epokë
Derisa Ti me shpirtin lart
atje mes yjeve në qiell
dhe trupin në tokë
mbuluar me dheun e butë
je një engjëll i vërtetë
dhe gjithnjë do të jesh
në kujtimin e fryteve të tua
të kultivuar prej kohësh
Plaga thonë se shërohet
por zbrazëtira e krijuar
në këtë botë pa ty Nënë
nuk do të plotësohet asnjëherë
në gjirin e paepur familjar
qofsh e bekuar përjetësisht
atje me qetësinë e amshimit
