Friday, October 18, 2024
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni-Ora e vjetër

Mimoza Maria Ajdhoni-Ora e vjetër

Ora e vjetër

Vështroj e përqëndruar orën e vjetër varur në mur,
që krahët e rënduara nga vitet ka mbështetur aty.
Lodhur nga pesha e kohës që kurrë nuk bën pushim.
Tik- taku i saj me rrahjet e zemrës sime ngatërruar.
E njëjta orë që shoqëron ditët e mia,
kjo orë e plakur, që moshën e saj ka harruar.


Si nuk e kisha menduar kurrë? Afrohem.
Me duart e mia akrepat i kthej pas,
duke shpresuar se dhe koha do ndjekë veprimet e mia
dhe unë të jetoj sërish në të kaluarën.
Të jem fëmijë, të qaj, të qesh, të luaj.
Në një prill qarraman duart t’i zgjas shiut,
në një korrik flakërues, vapa të më duket e huaj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT