EJA…TI QË PO VONON!
Sytë, me ngjyrë loti i ngjeva
Dhe mbi zemër,
Dashurinë e vërtetë shkrova
Ku si flakë, shpirtit digjet.
Nuk doja të ishte e ikshme,
si vazhdë varke, ujit
Ditëve, sytë ja lipja si sy përpirës, ku brënda zemrës,
perëndinë e shoh.
E bukur!
e thjeshtë!
Si degët e një peme
Ku më mbulojnë,
Si i zgjuar atij kurimi të
paharruar.
Ajo, tek unë lartohet
ngadalë, si nga një përgjumje e gjatë dimri.
Gjoksit të saj, rrahjet e zemrës time vesh i mbaj,
Dhe ditët, orët në pritje, viteve i thërmova.
Eja, ku je…?
Ti, që kaq shumë po vonon
Për këtë ëndërr i pashuar mbetem.