MALLI PËR TË GJALLIN VRET!
TË JETOSH PËRMALLIMIN NUK ËSHTË SËMUNDJE AS DHIMBJE, POR LODHJE ZEMRE DHE VDEKJE QELIZASH
Shumë shpesh shkruajmë: proza, poezi, tregime, flasim, reflektojmë, pyesim për të tashmen, për të shkuarën sepse kemi mall, por asnjëherë nuk jemi ndalur të analizojmë se çfarë është ndjenja e mallëngjimit?
Është: Sëmundje, Dhimbje, Dëshirë, Dashuri, Jetë,
Apo… A vdes njeriu nga malli?
Unë mallëngjmin e ndaj në tri kohë:
a) në kohën e shkuar,
b) në kohën e tashme
c) në kohën e përherëshme.
Ndjenjën e Mallit do ta konsideroja si një dhimbje të shpirtit e cila fle dhe zgjohet me atë, që dhimbje nuk është, as smundje, e megjithatë shërimi i saj është shumë i ngadalshëm.
Për Mallëngjimin nuk ka mjek që mund të shkruajë recetë as ndonjë ilaç që mund ta largojë apo ta qetësojë. Mallin gjithashtu e konsideroj si pjesë të jetës së molisiur e cila deri në 50%, ta humb vullnetin për punë, të humb motivimin, të humb dëshirën, ndjenjën që të duash, të dërrmon fizikisht dhe psikollogjikisht, të përshpejton vdekjen e qelizave në trup, edhe pse nganjëherë ndodh që qelizat e vdekura, mund të rigjenerohen dhe të zëvndësohen.
Nëse ke mall për njerëzit që të kanë ndërruar jetë, me kalimin e kohës vuan së tepërmi por vjen një ditë dhe mendja bindet se njeriu që vdes nuk ringjallet, pëkatësi kjo e ligjit të natyrës. Ky “ligj” pasqyrohet edhe në aspektin fetar, i cili na e paraqet në shkrimet e shenjta si proçes të shkruar nga i Madhërishmi Zot.
Çdo gjë që lind, rritet, zhvillohet, shumohet, vjen një ditë që vyshket, kalbet ose vdes.
Kur ke mall për njeriun që ka ndërruar jetë, tejkalohet më lehtë, do të thosha, sepse nëse ke besim në fuqinë mbinatyrore pra tek Zoti, gradualisht e kupton se, sado që ke mall për ata që kanë ikur në botën e përtejme, mallëngjimi është i kotë sepse, ata nuk kthehen kurrë.
Dhe malli për njerëzit që hyjnë në jetën tonë është më i përvuajtur, më i vështirë për t’u përballaruar. Sidomos kur ndahesh nga dikë që e do, të cilin për shkaqe largësie nuk mund ta takosh, ndoshta sepse ai është i zënë me punë, ose ka angazhime familjare, studimi etj…
Kjo ndjenjë mallëngjimi është me të vërtetë jo e lehtë, por shpresa se një ditë do ta takosh, e lehtëson disi mallin dhe brengën. Pra, një ditë gjithësesi do të vijë koha që ky mall do të shuhet sepse do të gjendet një zgjidhje për t’u takuar duke gjetur kështu kurdoherë mirëkuptimin; kjo arrihet vetëm nëse gjykohet me mendje të shëndoshë dhe me logjikë nga të dyja palët.
Përsa i përket largimit pa asnjë pretekst apo faj nga ana e dikujt që e duam si shoqe, mik apo të dashur, kjo gjë të lëndon thellë shpirtërisht dhe psikologjisht, sigurisht vetëkuptohet, që kjo ndodh vetëm nëse më parë ke pasur raporte të shëndosha dhe të mira shoqërore apo dashurie. Kur tek njëra palë ka trysni, frikë, nuk ka guxim, apo forcë ta përballojë, kjo është e rëndë. E, pala tjetër formon çdo lloj teze dhe parateze me përemrat pyetës: pse, si, qysh, kur etj…
Nëse vërtet e ke dashur dikë me shpirt dhe të ka bindur që të dashuron, kur vjen koha që terhiqesh nga ajo marrdhënie, kjo vret më shumë se plumbi.
Një ndarje e tillë shkakton stres, mjegull në mendime, frikë dhe dhemshuri shpirtërore saqë është vështirë të përshkruhet saktësia. Atëherë nga malli, nga dëshira për ta vizituar, për ta takuar atë vend apo atë njeri, të duket si diçka joreale, mallkon veten, mallkon kohën që të humbi kot, fillon dhe mallkon dëshirën, sinqeritetin, mallkon çdo gjë e megjithatë prapëseprapë atë që të ka bërë të vuani, nuk e mallkoni dot. Personi, vendi apo ngjarja kthehen në retrospektivë, ndaj nuk ia del të mallkosh sepse mendja jote fillon ta kthejë kujtimin nga e para duke të bërë të rikujtosh çdo detaj të ngjarjes, të vendit dhe të personit, duke gjykuar pse arriti deri në këtë pikë dhe kush ishte shkaku i ndarjes. Nëse vërtetë ndjenja e dashurisë ka qenë e madhe, rilind dëshira për ta takuar, për të shijuar bukurinë e atij vendi, dëshiron ta harrosh qëllimin apo arsyen e tërheqjes pa thëne qoftë një fjalë, por joshja jote është që të jeni sërish bashkë.
Mallëngjimi është fuqi në vete i cili mund forcën tënde fizike sepse ka të bëjë me forcën mentale, emocionale e shpirtërore e cila bën aktive edhe forcën fizike të çdo përsoni.
Një dëshirë e tillë do të mbetet si një brengë apo pasojë në trurin e njeriut. Ata që duan dikë, që u përkushtohen me zell, nuk i ndalon asnjë furtunë, asnjë paragjykim, edhe pse mjerisht në shoqerinë tonë janë të paktë ata që luftojnë për atë që e duan dhe e dëshirojnë. Edhe nëse ka, janë shumë pak sidomos tani e në këtë kohë.
Atëhetë këta njerëz që mbajnë fjalën dhe premtimin, kanë shumë mall dhe vuajnë shumë e nuk mund të pajtohen me fatin e tyre sepse, shtrohet pyetja: pse unë mundem kurse tjetri jo?
Në fakt, qenia njerëzore dëshiron që dyja palët të jenë në gjendje të njëjtë shpirtërore.
Me këtë dua ta them se Malli vërtet nuk është patologji më vete e megjithatë është më e rëndë se çdo sëmundje dhe më e vështirë se
vdekja sepse fillon dhe të sfilit, të shkrin si akulli kur i bie rrezja e diellit, dhe si pasojë fillon dhe rrjedh lëng duke shkaktuar të çara të thella në shpirt sikurse një kalldrëm.
E, kjo ndodh kur dëshira është shumë e madhe, por nuk ka kushte, ka vetem sinqeritet dhe dashuri shpirtërore që e mban në mendje edhe pse ke frikë të ballafaqohesh me realitetin, që në të vërtetë ndrydh ndjenjën qoftë ajo pozitive apo negative.
Tashmë, vitet e fundit është në trend që të përdoren shumë shpesh fjalë përkëdhelëse si përshembull fjalë që përdoren në të shumtën e rasteve, dhe sidomos tani në këtë kohë të avancimit të teknologjisë, shprehjet që përdoren në platformat dhe rrjetet sociale: loçkë, zemër, shpirt, dashuri, yll, etj…, shprehje këto të cilat në fakt mbartin peshë por që tani janë tjetërsuar në formë shakaje apo loje.
Kur dashuron dikë, vërtet s’ke shprehje të tjera pos këtyre, e tani nga shumë njerëz të pandershëm, kanë marrë një kuptim aq të shëmtuar sa s’ka më.
Nëse flasim për mallin e njëanshëm, është sikur të flasim për vdekjen, së cilës nuk i dihet shkaku sepse, shkaku i vuajtjes është dyfish më i rëndë pasi kërkon arsyetim dhe bazament.
Malli të lëndon më së shumti në jetë kur dikë e do shumë e sidomos kur nuk ta di vlerën kurrë. Atëherë ndjenja përzihet e kalon me vite në një shqetësim shpirtëror. Mallëngjimi arrin të thërmojë edhe gurin ashtu sikurse zemrën e njeriut, e shtrydh gradualisht dhe vazhdimisht duke i tharë edhe damarët që mos të pikojnë më gjak. Të ndjesh përmallim të fortë, nuk është asgjë tjetër veçse vdekje sistematike e qelizave trupore.
Nga:Gazetarja,poetja,profe Kumrie Avdyl Shala -Pejë.