Reçak…
Ende sytë e mi pikojnë gjak
Dhe aroma e trëndafilave është aromë gjaku…
Një çerek shekulli kaloi si hije
Dhe atje mes botësh janë ende shpirtëra që kërkojnë drejtësinë…
Reçak- më dridhen gjunjët sa herë të kujtoj
Isha veç një fëmij që u tmerrova nga ato pajme në TV
Ende në vesh më tingëllon vaji i atij djalit të ri,që qante mbi kufoma pa krye…
Si hije kaloi gjithçka…
Më duhet sikur ishte një botë tjetër…
Kudo që shkoj flas për vuajtjet e popullit tim
E ndjejë si barrë në shpirt
Rilindjen e Dardanisë
Mbi shtegtimin në qiej tjerë
Më mbanë një ëndërr sikur ankth
Dhe sado larg që jam e ndjej aromën e trëndafilave të gjakut
Pyes veten pse qenka kaq e vështirë
Të lindësh shqiptar…
