Monday, February 23, 2026
BallinaVitrina e libritSadik Krasniqi-KRAHNEZË

Sadik Krasniqi-KRAHNEZË

Në pëlhurën prej ajri
Dora e erës
Me penj bryme
Thur abstraksionet
E ëndrrave të ngrira
Të dritës pa diell


Që mos t’i zhbëjë fryma jonë
Këto fragmente kozmike
Me ngjyrë tambli
Nxjerrim ngadalë hukamën tonë
Sikur flladisim plagën
Që na djeg amshueshëm


Krahnezë onde lotësh
Të agimit në pikëllim
Të dritës së ditës pa diell
Që nuk bien
Rrinë në qiell
Mahnitëse

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT