Shigjetarët e zjarrit
gjuajnë fjalë
përtej mureve të gjumit.
Kadenca e dritës ka momentin
dhe gishtat e tua
janë pilivesa hijesh
në dridhjen e nxehtë të buzëve.
Nuk mund t’ju them
vështirësinë e frymëmarrjes
që shprish formën e mendimeve, mungesën nga trupi
dhe vetëdijen e braktisjes.
Në vetmi
kërkoj lirinë e ekzistencës
duke ribërë gjestet e duarve tua
në një ekran
Perktheu Rifat Ismaili
