Sunday, February 22, 2026
BallinaVitrina e libritImer Hysa -KUR MENDJA PERDORET NË KOHË

Imer Hysa -KUR MENDJA PERDORET NË KOHË

Minitregim

Të gjithë të ftuarit kishin zënë vënd në oborrin e shtëpisë ku zhvillohej dasma. Banketi ishte shtruar nën hijen e një tende rrushi që në këtë ditë vjeshte të vitit 1998 jo vetëm ishte pjekur, por kundërbonte aromë.

Shumica e të pranishmëve ishin të rinj, veçanërisht ata që kishin makina apo mbanin armë. Tashmë ishte kthyer në normë që dasmorë dhe veçanërisht krushk për të marrë nusen do të ishe i sigurtë vetëm nëse kishe autoveturë apo mbaje armë brezi.

Drejtuesi i dasmës, ishte një mesoburrë, që në krahinën e tij njihej si njeri i zgjuar. Ishte nga ata burra me plot humor, që muhabetetin e bënte të këndshëm dhe çdo situate të krijuar i jepte zgjidhje në vend, tipar ky, jo për çdo burrë, qoftë ky edhe i mençur.

Sapo tavolinat u shtruan dhe të gjithë pjesmarrësit ishin kompletuar me pije dhe meze, drejtuesi i dasmës mori mikrofonin te orkestra dhe ju drejtua dasmorëve: “Miq, shokë dhe të afërm të familjes, ju falenderoj për pjesmarrjen tuaj në dasëm.,….., në gëzime të familjeve tuaja u’a kthefshin, por kam një kërkesë.

Meqenëse disa nga të pranishmit kanë armë me vete, ju lutëm (në fakt urdhëronte) asnjëri të mos i përdorë në dasëm duke i shkrehur pas ndonjë këngë apo valleje, kjo për të mos na u krijuar ndonjë incident”.

Dikush nga të pranishmit, pa e mbaruar drejtuesi i dasmës fjalën e shkrehu në ajër pistoletën e tij. Drejtuesi i dasmës, me atë mençurinë e tij dhe qetësinë që e karakterizonte, pa e kthyer kokën prapa për ta parë se cili qëlloi vazhdoi: “përvec këtij që më ka marrë leje”. Të gjithë dasmorët qeshën me lot dhe e kuptuan sarkazmën e tij edhe vetë ai që shkrehu armën. Pas kësaj fjale nuk pati më shkrehje armësh në ajër dhe dasma kaloi qetësisht.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT