Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritANGELA KOSTA SHQIPËRON VARGJET E POETES NGA KENIA PARVINDER NAGI

ANGELA KOSTA SHQIPËRON VARGJET E POETES NGA KENIA PARVINDER NAGI

Parvinder Nagi lindi dhe u rrit në qytetin bregdetar Mombasa, Kenia në Afrikën Lindore. Parvinder ia ka kushtuar karrierën e saj formimit të mendjes së brezave të ardhshëm si Drejtore e Shkollave të Mesme prestigjioze në Indi.

Parvinder është fituese e Çmimit Kombëtar NCERT nëNju Delhi, për bërjen më të lehtë të procesit të mësimdhënies dhe të mësimit nëpërmjet ndihmës në klasë si për mësuesit, ashtu edhe për nxënësit.

Udhëtimi poetik i Parvinder Nagit fillon me një frymëzim të madh nga vizita e saj në muzeume dhe në Cottage Dove, rezidenca e poetit të njohur William Wordsworth në Grasmere, Lake District në Britaninë e Madhe.

Pasioni i saj për poezinë u vlerësua kur ajo u nderua me vlerësimet prestigjioze në një konkurs kombëtar poezie mbajtur midis një tubimi të mbi 2000 poetëve nga e gjithë India, në mbarë vendin.

Parvinder ka marrë shumë çmime letrare në fushën e poezisë. Nagi ka shkruar poezi në bashkëpunim me poetët më të famshëm nga e gjithë bota. Poezitë e saj janë shqyrtuar nga disa kritikë të shquar në botën e letërsisë.

Gjithashtu, poezitë e saj përkthehen në gjuhë të ndryshme dhe janë si melodi zemre, e cila shpreh aspekte të ndryshme të jetës, duke evokuar emocione nga lumturia në trishtim, duke përdorur stile dhe tema të ndryshme, duke u dhuruar emocione të shumta lexuesve.

FEMINITETI

Si një copë zbukurimi
u gdhend aq bukur
përmes çdo kthese
është aq e mrekullueshme!

Pasuron brezat
krijime të kronollogjive
duke zhvendosur malet
frenon dhimbjet e dëshirave.

Ajo është mishërimi i hirshëm
nuk e zvogëlon kurrë moshën e saj
gjymtyrët e saj shpesh të pafuqishme
e megjithatë, janë pjesë të forta mbështetjeje.

Një buzëqeshje magjike përcjell
me një sharm të zjarrtë
ajo është oqeani femëror
porsi valët e detit.

Vetëm nëse je
një notare e mirë
mund të arrish në breg të sigurt
Në çdo baticë të tij
duke zbritur dhe u ngjitur shpejt.

Ajo është fantazia e ëndrrave
përpara sjell ambiciet e saj
gjithmonë duke u argëtuar
në reflektimet e saj.

Qoftë fëmijëria apo rinia.
ose pleqëria,
ajo i mbart të gjitha periudhat të jetës së saj

në një çantë të vetme!!!

LAVDI QIELLORE

Natë mrekullie në festë
lavdi qiellore
me adhurime dehëse
qiejt përqafojnë.

Zbukurojnë universin
me galaktika diamantesh
të mbyllura në një të vetme.

Dhe nata e ndriçuar nga hëna duket
porsi një nuse me vello lini.
Ajri i mjegullt kaq emocionues
re që enden
me fustanet e tyre blu…
duke luajtur kukafshehtazi
me rrezet mistike të hënës
kërcejnë me krenari.

Do të jemi edhe ne vallë

pjesë e këtyre festimeve vezulluese një ditë?

Oh, ne jemi
duke pritur qiellin
dhe ftesat magjepsëse.

Sepse askush nuk ka një rrugë shpëtimi
nga momentet e paracaktuara…
asnjë iluzion
asnjë mit
duke lënë pas shpine
gjëmën që vërdallistet.

E admiroj strehën qiellore

e hipnotizuar nga shikimi i dhuruar
me zbukurimet elegante qiellore
bukurinë magjepsëse e të Plotfuqishmit

Me llamba e inkandeshencë
duke shpërndarë të gjitha
terret e jetës tënde
një herë e përgjithmonë
duke zbuluar sekretet.

Këtu shplodhim mendjen tonë
zemra dhe shpirtra
duke i thënë lamtumirën e fundit
tokës
gjithmonë me vështrim të fiksuar dhe ziliqar
në sharmin e saj të mrekullueshëm

Duke adhuruar në heshtje
festimet e gëzueshme
dhe zbukurimet e parajsës
të natës ndriçuese

Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT