Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritGjon Marku -Kostandini

Gjon Marku -Kostandini

Kalorësi i panjohur le pas horizontin,
Trokon nëpër muzg, udhë pa udhë.
Tufani fryn, i rreh gjith’ furi gjoksin,
E ballin e tij që përmallshëm rrudhë.


Ndalon, ul kryet, kujton motrën, nënën,
U bzan orëve, udhëtar i çuditshëm,
E kuvendon me yjet në qiell, me hënën,
E kalit i jep vrapin gjithnjë e më hovshëm.


Pluhurosur nga udha që s’kishte të sosur,
Natë e errët, zemër-shqiponjën përpin.
Priste e motra, nëna në kullë zemërplagosur:
“Ku e ke fjalën që më dhe, bir, o Kostandin?”


Është prej qielli a prej dheu udhëtari?
Pyesin zogjtë e malit e shohin me habi.
Vallë, kush sonte është ngritur nga varri?
Po ai veç ecte mbi kalë e nuk donte t’ia dijë.


Zotat, të heshtur, kthejnë kryet mënjanë,
Si hije e errët, e kaplon një mjegull e dendur.
Fjalë hapën zogjtë e zanat e malit anë e mbanë:
“Prej varrit Kostandini, nëpër natë kishte rendur.”


Për gjithë natën i vdekuri me të gjallin vijnë.
Se treste dheu, pëlcet guri, s’mund ta shuajë zjarri.
Fjalën, po t’mos mbante, nënës t’i sillte Doruntinë,
Amanetin s’e tret dheu, brenda atë s’e mbante varri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT