Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritAjete Pavata-Një botë e tërë paqësore, ëndërr që sheh qiellin në sy...(Presidentit...

Ajete Pavata-Një botë e tërë paqësore, ëndërr që sheh qiellin në sy…(Presidentit historik Ibrahim Rugova)

Gur i palevizshëm
Gur i fortë dhe i heshtur
I heshtur brënda vetes


Diell
Qiell nga një kohë e moçme
Hap i madh
Përherë mes të gjallëve
Skaj e m’skaj botës
Përsëri mes shqiptarëve


Heshtja e Tij është dritë
Një botë e tërë paqësore
Një ëndërr që sheh qiellin në sy
Botë e sheshtë që s’njeh marrëzi
Që s’njeh kufi


Arkiv i tërë n’shpatullat tua
Shpresë pa fund
Që ngritej
Që rritej
Diell me sofër të madhe
Me sofër bashkimi
Me zemër lirie
Me afsh Shqipnie


Pastaj
Revolucion që shuan zjarre
Zemër pranvere
Male që gjelbërojnë në çdo kohë
Forcë e butë
Dimrit të egër i jep shpullë


Natyrë
Gjethet n’dimër nuk bien
Guxim që hap kufij shekullor
Përmendore për të gjithë
Për ata që shkuan
Për ata që vijnë


Ai
Filozofi e urtë
Shumë e ndjeshme
Kristale
Brenda revolucionit bën dritë
Dritë dhe hije
Dimenzion që përcjell universe
Rrugë e vetme që ngroh
Bashkimin e mban gjallë


Bindje që kall
Mendësi që rrënon kufi
Që bën madhështi
Horizont hyjnimi…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT