Të mendova si kopsht me lule, në vegjëli
Dhe mendoja se ashtu mbetësh gjithnji
Ashtu me pak gjëra e plot harmoni
Të mendoja sepse isha thjesht fëmijë
Që një ditë do të jetojmë në vetmi
Do flasim me vete do të këndojmë heshturazi
As këtë se mendova kurrsesi
Thjeshtë mendoja se je, ndoshta dhe je mrekulli…
Bota ishte përplot ëndërrime
Mendoja se ato do të rriten bashk me ne
Por ajo kohë mbeti vetëm në kujtime
Tani çdo gjë më ndryshe, një epokë e re.