Shkruan Murat Ajvazi
Arkivat dhe biblotekat europiane janë tē pasura me dokumente dhe materjale të ndryshme për vendet e Ballkanit dhe shqiptarët në përgjithësi.
Këtu në pika të shkurta po e paraqesim djegëjen e Shkupit, gjatë luftërave austro- turke të viteve 1683-1699 në të cilën morën pjesë edhe shqiptarët në anën e ushtrisë austriake në luftë kundër hordhive turke për të cilin jemi duke përgaditur një studim të gjerë.
Pas çlirimit të Beogradit nga ushtria austriake të cilës ju bashkangjiten shumë shqiptarë ia mësynē Nishit të cilin e çliroi më 24.shtatot të vitit 1689.Komandanti i ushtrisë në fjalë markgraf Ludvig Badenski më 4.tetor e vendosi gjeneralin Picolomini që të ven rendë në qytet, që ti siguroj të gjitha hyrjet e daljet dhe pastaj të marshoj drejt Prokuples.Të nesermën gjenerali Badenski ju drejtua mbretit të Austrisë Leopoldit që te ja aprovoj kerkësën e Picolominit për marshim drejtë Shqipërisë, nē drejtim tē qytetit Novi Pazarit dhe Shkupit.
. Në Nish ushtrisë austriake ju bashkuan shqiptarët mē komandantin e tyre Pal Daki. Pas aprovimit të kërkesës , nga Nishi gjenerali Picolomini u nis më 22 kompani tē kēmbsorisē, 20 njēsi pẽr bartjen e topave, 1600 kēmbesor, 2100 kalores me 10 topa, dhe ja
msyri Shqipērisē dhe arriti në Prishtinë por ushtrija turke ishte ikur. Populsia vendase i pershendeti pērzemērsish dhe ushtrisē austriake ju bashkangjitēn 5000 shqiptarë.
Picolomini nga Prishtina e informoj Vienen per arritjen nē Prishtinē . Kaqanikun dhe , gryken e rruges per Shkup e mbanin turqit Ai mē 22. tetor dergoj kolonelin Strasser me 150 ushtar dhe 240 kalores, te cilit e marren në kontroll gryken e Kaqanikut dhe siguruen rrugen per në Shkup. Nga Prishtina me kolonellin Strasser te nesermen me 24. tetor u vendosen ne Kaqanik. Me 25.tetor Picolomini nga Kaqaniku u vendos ne fushen e Shkupit gjatē marshimit i dolēn shqiptarēt e fshatrave pēr rredh dhe i priten pērzemersisht duke ju bashkangjitur ushtrisē austriake.Shqiptarët informuan Picolominin së në qytet kanë arriturr shumë forca turke për ta mbrojtur qytetin,
banorët e qytetit kanë filluar ta braktisin qytetin për shkak të paraqitjes së mortajes. Mahmut Pasha ka arritë ti largoj 8000 banorë dhe 6000 ushtarë tē cilēt i kishte vendosur në fushën e djathtë të qytetit që ti @bejnë rezistëncë ushtrisë austriake dhe qē ushtrija e tijē të jenë sa ma larg mortajes.Në mesnatën e të 25 dhe 26 tetor Picolomini dergoj 400 dragon( njësi ushtarake austriake) dhe 200 këmbësorë kunder ushtrisē turke. Nē mengjes u nisē se bashku me ta dhe urdhēroj bombardimin e perigerisē sē qytetit me topa. Kur ushtria turke ndegjoj bombardimin nga topat austriak i rroku panika dhe filluan tẽ ikun mē vrap tē madh, duke lēne armet, pajisjet e tyre, 100 ushtarē tē vrarē, 200 robēr turq e disa hebrej. Mahmut Pasha u mshef nē pyllin tē afermē dhe nē natje iku nē dalje tē qytetit rrugēs pēr Manastir.Picolomini dergoj kolonelin Qakin ta vēzhgoj qytetin. Pas vezhgimit raportoj Picolominin se qyteti ishte i zbrazēt,tẽ gjitha dyqanet ishin tē hapura , pastaj Picolomini shkoj nē drejtim tē para lagjes sē qytetit dhe hyri nē qytet, urdhēroj qē tē vdekurit tē varrosen menjihēre, u vendos nē kodrēn e qytetit dhe pēr shkak tē mortajes dha urdhēr qẽ qyteti tē bombardohet dhē tē digjet tērsisht.Picolomini u infektua nga mortaja dhe vdiq nē Prizren.