Dimer e verë
në acar e vapë
në shi e dëborë
pritnin para dyrëve të burgut
nënëlokët e forta krenare
Pritnin këto nënëloke
t’i shohin bijtë e zemres
qe ua kishin mbyllur në qeli
vetëm pse e duanin republikë Kosovën
Njerëzit e pushtetit
me shpirt të shitur
Ua dorëzonin në dorë
Udbashëve djemtë për t’i sakatosur
Kazamatet e një shteti armik
nuk ngelën kurrë pa zogj shqiponje
që ia dridhnin themelet
një krijese artificiale
Sot ata të “devotshmit”
prokurorë gjykatës besnik të pushtit
edhe sot krekosën pas kaq vitesh
se ishin të mëshirshëm ndaj të burgosurve
Ata nuk kërkuan falje kurrë
Para varreve të nënëlokeve heroina
Që ua burgosën djemtë si drita
Nëpër kazamatet e errta armike
