Skënderbe e quajtët kot,
s’harroj Gjergji, se është Kastriot.
Veç gjuhën e shpatës me ju foli,
turk e shkja në ballë ju doli.
Në Shqipni turku qe katandisë,
të ndërrojë edhe emrin e Shqipnisë.
Prente turq ai kolos e strateg,
kot e quajtën Skënderbeg.
Kastrioti po e thërret Shqipninë:
“Mos ma le brenda turkinë!
Armik i ke grek, turk e shkije,
sa ma larg të jenë prej Shqipnije!”
Krahët e shqipes – Gjergj Kastrioti,
kështu Shqipninë e fali Zoti.
Edhe kohën, Evropë, e ndalim:
Shqipninë s’e shesim, as nuk e falim.