Dy pëllumbë të bardhë shpirtit
Më gugasin,
E s’më lënë te qaj,
Tek flatrash kapem shtegetimeve të tyre,
Mëndja rrotullamë më vjen
Kah shkojnë botëve skaj më skaj
Zinxhirësh frikërash më prangosin,
Era më përndjek tek ngjitem turravrap
Ti tërheq prej sysh,
Me magjitë e zemrës
Që ua lidha nuskë lindjesh
Për kërthizë
Kur ato ikin mallëngjimesh
Vetminë ma bëjnë gur,
Gurin idhnim që shkrep
Rrufe mbi durë ,
Mua një det mendimesh
Që shpërthen furtunë,
Dhe veten sos
Tek kalëroj durimesh
Mengjeseve pres,
Pres,
Qe ato të kthehen
Kah qiejve të paqtë të ngjizjes,
Ku lanë gjurmë kujtimesh
E mësuan për ninullë
Këngën e vjetër të shtegut,
Që të mos e harrojnë më kthimin kurmit
Që u vu dhe emrin.
