Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Trandafile Molla (Baja)

Çaste poetike me poeten Trandafile Molla (Baja)

MOS VDEKSHA LARG TEJE!

Për ty foshnjë, rritur në kohra të vështira
rrethuar më shumë me armiq se me miq,
për një popull që priste ditë më të mira,
rehat s’e lanë kopetë e qenërve dhe ujq.

Armiqtë e betuar morën në dorë bisturitë,
duke qeshur e ngërdheshur mbi ty dhëmbët,
çakenjtë, pa mëshirë, ku nuk i futën turinjtë
me shpejtësi, duke të prerë krahët edhe këmbët.

Të hapën plagë, mbushur me rrëke gjaku
klithma e dhimbjes në trup ndihet dhe sot,
dora e hekurt nuset e hirëshme i plaku,
duke qarë djemtë në varre, mbytur në lot.

Dikush shitur për një torbë leku a floriri,
dikush pa nde për një trastë me argjend,
ty zemra të lëngon, si krua të rrjedh syri
ligësia mbi ty pa mëshirë krimin end.

Por dashuria jote për trojet ngulitur në rrënjë,
sapo ka lulëzuar trungu, mes gjethesh ka jetë,
mallkimi i shpirtit tënd do t’i shfarosë si tenjë,
se një ditë dielli për ty do të lindë vertetë!

Larg teje, me shpresa për ty Shqipëri
trupin tënd dua ta shoh të shëndoshur,
nga plagët e gjakosura, prerë me bisturi
nga njerëz të çmendur dhe të marrosur.

Nga njerëz vërtetë të liq e të marrosur,
me shtatë diploma, por pa llogjikë
që trojet e tua me të gjallët kanë varrosur,
copëtuan e ndanë një popull trim e fisnik.

Një popull i vogël që rron në trojet e veta,
luftëtar, paqedashës në Ballkan e botë
një popull punëtor, që kudo hedh vepra
për bijtë e tij, që kanë marë arratinë, derdh lot.

Do t’i lutem Frojdit të ma zbërthejë ëndrrën,
që flen në heshtje, në vite dhe shekuj
me shpresën ruajtur brenda thellë në zemër,
të ringjallë të rënët, që për liri kanë vdekur.

Ndaj, mos vdeksha larg teje, Shqipëri
trojet e tua dhe njëherë bashkuar pa t’i parë,
do të dehem vetëm me verë edhe me raki,
do të qesh e gëzoj për ty, o nënë, si e marrë.

Edhe po s’pata verë e raki në damixhanë,
do të përziej fymën e fundit me gjakun tim,
do të fus në valle presidentin Klinton,
të kërcejë me shami në tëndin gëzim.

Mos vdeksha larg teje, o nënë Shqipëri
mos vdeksha Milosaon pa kënduar,
nga Kosova trime edhe në Çamëri,
copat e trupit tënd të gjakosur, pa i bashkuar!

Edhe larg teje shpirti mos të më dalë,
moj nënë e dashur, me sytë e mi, pa i parë
ustallarët europianë të mbytur në valë,
nga vendimet e padrejta mbi ty e popullin shqiptar!

         

…………………………………………………………………..

FLUTURO DALLËNDYSHE

Fluturo dallëndyshe dhe lajmëro behar,
plot me cicërima ëmbël ia ke marrë.

Kërkon fije bari, gjethe edhe degë,
se ka ardh behari,kēndon mbi një shegë.

Edhe me zë shumē më thërret me zemër,
të fluturoj dhe unë, e di se kam ëndërr.

Fluturo, mikja ime,unë s’të ndjek dot,
mbeta një jetime, shkrehur jam në lot.

Folenë nën çatinë,mbi dritaren time,
aty kam shtëpinē,mbushe me cicërime!

Dhe vērtetë s’e di,shoqja ime e mirë,
dallēndyshe si ti nuk jam më e lirē.

Sa gjēra ndryshuan,ma vranë lirinë,
jetën dashuruam,na hodhën pandeminë.

Ndērtoje folenë,këndo, dhe për mua,
në mbarë mëmëdhenë që aq shumë e dua.

…………………………………………………………

Lotët e atdheut tim

Do të marrë pëlhurën e kombinatit,
me të ,do të bëjë një të madhe shami,
si rrjedhë e lumit,kristal pikat e lotit,
nga sytë e tu të bukur do t’i fshijë.

Nga sytë e bukur të atdheut tim,
që çdo ditë zgjohet shpirt vrarë,
dhe trupi nëpër ethe drithërimë,
me zemër të dobësuar duke qarë.

Lotët e tua i bëra varg nëpër fletët,
si yje ,thura vargjet me mall shumë,
të nxehta vijnë ditët,të ftohta netët,
brengosur shkruaj,për ty rri pa gjumë.

Loti i atdheut,është dhimbja e madhe,
është zjarri që më djegë papushim,
kënga e trimave që luftuan në male,
heroizmi i tyre të mbush me frymëzim.

Është,loti i burrit që një amanetë ka lënë
Adem Demaçi me fjalën e mençur flori,
janë,lotët e emigrantit për ty moj nënë,
ëndërr e madhe,madhërishmja Shqipëri.

Dhe atë shami përmbi timen kokë,
do ta lidh dhe do ta hedh përmbi sy,
me trandafila do ta mbush tënden tokë,
dhe jetën do ta jap vetëm për ty.

Pritmë, atdhe i dashur, ti pritmë,
lotēt e tua do ti fshijë vetëm unë,
nga gëzimi do të lëshojë britmë,
do të them;O babe e nënë të dua shumë .

Përqafuar mes lotësh do të thërras,
Shqipëri,ngrihu zonjë e rëndë planetare,
si e gjallë dhe e vdekur me ty do flasë,
se jam unë bija jote,jam shqipëtare.

…………………………………………………..

LIRIA KA NJË EMËR

Isha një foshnje, e parritur, kur më godite
më rrëmbeve nga krahët e njoma të nënës,
si shushunjë më thithe, shpirtin ma gëlltite
më vrave, më shkule nga dashuri e zemrës.

Ëndërr më kishe dhe për ty ëndërr mbeta,
mëngjeseve vesuar gjumin me tmerr e prisha,
nëpër ëndrrat e mia do të të mbysë etja,
nën dhunën tënde vetëm fustan të zi vesha.

Si dikur, emrin e bukur kam, Dardani
nga honet e tokës zëri i trimave më zgjon,
në netët e mia të gjata ke mbetur shtriga Serbi,
toka ime e përflakur ndër shekuj lëngon.

Por sot, dije mirë, nuk jam më e vetme unë
të lutem, larg më qëndro e më ler në qetësi
fryma e lodhur më është bërë det me shkumë,
Serbi, nocion i dhunshëm, që s’njeh dashuri.

Harroje, mike s’bëhesh kurrë, gjarpërushe Serbi
plagët e marra nga ti ende s’më janë shëruar,
ti gabon, ngre gishtin dhe më quan Armeni,
unë pas nënës time, si bijë, jam e dashuruar.

Dil moj nga ëndërr e keqe, harroje Kosovën
Adem Jasharët janë gjallë, nuk të harrojnë
krimet e torturat që bëre, trupin ma gjakosën
në mbarë trojet etnike liria e fituar kuqëlon.

Ëndërra jote është një ëndërr e prishur,
nuk jetoi gjatë, se u gatua vetëm me gjak
lumenjtë nuk t’i lajnë duart nga krimi i fëlliqur,
harroje, se nuk jam Nagorni Karabak.

Nuk i harroj bijtë që ranë për liri e jetën flijuan,
sy e mëndje kanë lënë, jam në të tyren zemër
me të gjallët brofin në këmbë për tokën e çliruar,
Për Dardaninë, ti je harresë Serbi,liria ka një emër.

………………………………………………………………

MEMORIAL

Natë e zezë mesjetare,
me përbindësha gjakatar,
në kamp drita s’duket fare,
krismat mbjellin veç të vrarë.

Hapën portat, thyen dyer,
edhe hynin të tërbuar,
klithma,zëra të ngashëryer,,
njerëzimin kanë tmerruar.

Rrëmbejnë me forcë nënat,
burra, gra,pleq e fëmijë,
mbushin trenat e vagonat,
gjithë bota bënë çudi.

Këta djaj,me të qeshura cinik,
mbjellin tmerr edhe frikë,
veshur me uniforma shik,
dhe në dorë mbajnë kamxhik.

Në kampe të gjithë i lidhën,
shpejtë, filluan torturimet,
pa mëshirë,njerëzimin mbyllën
mbushën dhomat, e kremimet.

Flokët e butë si mëndafshi,
mbushin thasë edhe dyshek,
egërsirat vlojnë nga afshi,
grabitën frymë morēn jetë.

Duke i zhdukur nëpër kaldaja,
Dhe në dhomat e përcëllimit,
me gjakun e njerëzve duke larë,
muret e kampit të përqëndrimit.

Ndaj nuk mundem t’i harroj,
në sy më rrin kjo mënxyrë,
si sot ,të gjithë xhelatët i kujtoj,
rrëketë e gjakut, që bënë në fytyrë.

Heshtje,mbi rënkimin e një vajze,
që pa mëshirë torturohej,
mes lehjes së harlisur të qenve,
vaji i trishtë i një nëne.dallohej.

Në ajër, dëgjohej të qeshura të shtirur,
dhe takat e çizmeve të llustrafinit,
që kërkonin të pangopur e të uritur,
të zhduknin,mendjen e ndritur t’njerëzimit.

Jeta e një të riu,sapo është fikur,
nga torturat shumë të rënda,
mbi trupin nga plagët grisur,
klithte pa pushim vdekja, gjëma.

Dhe përsëri dikush mundohej,
ora e kohës nuk ka shpresë,
vetëm, një melodi dëgjohej ,
atje,në barakën dyzetë e pesë.

Kjo ishte një violinë e mekur,
që dërgonte tingujt diku larg,
dritë bënte mbi trupat e vdekur,
që tërhiqeshin zvarr, nëpër baltë.

Ah,kjo melodi e barrakës dyzetepesë,
papritur, përgjysëm u ndërpre,
arriti të lajmëronte sfidën e vdekjes,
fitoren dhe lindjen e dites së re.

Kush ka forcë ta mohoj,
se ç’gjëmë bëri ,pa mëshirë egërsia,
pluhuri i kohës,jetën s’do ta mbuloj,
me dhimbje, do ta tregojë vetë historia.

Trandafile Molla (Baja)

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT