Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritBarie Çupi -Veç rrahjeve të zemrës

Barie Çupi -Veç rrahjeve të zemrës

Në mbrëmjet e saj,përkulej perënduese,
mbyllte t’gjitha punët,e trokte me nxitim,
përkëdhelte veten,si të ishte menekshe,
ç’kënaqësi e heshtur,pëshpëriste në kthim.

Tavani i mendimeve,i ngjante me qiellin,
çelej në buzë,e ndizte yjësitë,
ëndrrat e bukura i hapte në telajo,
e bëhej penel,bashkë me perënditë.

Prej drite përhitur,zgjeronte hapësirën,
i ngjitej pas erës,stinësh mos lëndohej,
në pazhurmë gjurma e këpucëve të saj,
teshash të reja,mbi gërma zbukurohej.

Siç piktori që nuk ndal,as në veprën e arrirë,
dhe ajo pas fjalëve më të vogla vraponte,
librash kallajisur,preku botën e pafund,
veç rrahjeve të zemrës,faleminderit u thoshte.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT